KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Shatërvani i Trevit” nuk do të jetë më falas, bashkia e Romës vendos biletë 2 euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Shatërvani i Trevit” nuk do të jetë më falas, bashkia e Romës vendos biletë 2 euro
AktualeAnalizeSocialeTe Tjera

“Shatërvani i Trevit” nuk do të jetë më falas, bashkia e Romës vendos biletë 2 euro

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2026 11:23 am
35 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shatërvani i Trevit, një nga simbolet më të njohura të Romës dhe një ndalesë e domosdoshme për çdo turist, nuk do të jetë më plotësisht falas për t’u vizituar nga afër.

Duke nisur nga sot, 2 shkurt, autoritetet italiane po aplikojnë një biletë prej 2 eurosh për aksesin pranë monumentit, me qëllim menaxhimin e fluksit të madh të vizitorëve.

Vendimi vjen në një kohë kur Roma, ashtu si Venecia dhe Firence, po përballet me rekorde vizitorësh, duke shkaktuar mbipopullim, rrugë të bllokuara dhe vështirësi për banorët vendas.

Shatërvani i Trevit tërheq çdo ditë dhjetëra mijëra turistë për foto dhe për hedhjen tradicionale të monedhave, duke e kthyer zonën përreth në një hapësirë shpesh kaotike.

Sipas autoriteteve të qytetit, tarifa synon të përmirësojë cilësinë e vizitës dhe sigurinë.

“Qëllimi është të përmirësojmë përvojën e vizitorëve dhe përdorimin e trashëgimisë sonë kulturore, duke luftuar njëkohësisht mbipopullimin”, deklaroi kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri.

Bileta prej 2 eurosh do të vlejë për aksesin në shtegun e ngushtë pranë ujit, ndërsa sheshi i madh përpara shatërvanit do të mbetet i hapur falas për të gjithë. Sistemi i ri do të zbatohet shumicën e ditëve nga ora 09:00 deri në 22:00, ndërsa të hënave dhe të premteve nga ora 11:30 deri në 22:00.

Biletat do të mund të blihen paraprakisht online ose në vend, vetëm me kartë krediti. Do të krijohen dy radhë të ndara për vizitorët me bileta të parablera dhe për ata që blejnë në vend, ndërsa hyrja do të kontrollohet nga kujdestarë.

Për më shumë se një vit, numri i vizitorëve pranë shatërvanit ka qenë i kufizuar në maksimum 400 persona në të njëjtën kohë, megjithatë qyteti raporton se deri në 30 mijë persona e vizitojnë çdo ditë dhe deri në 70 mijë në ditë me fluks të lartë.

Masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe në qytete të tjera italiane. Venecia ka futur tarifë për turistët ditorë dhe pritet ta aplikojë sërish këtë verë, në përpjekje për të kontrolluar mbiturizmin.

 

Marrë nga La Repubblica

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sistemi i hyrje – daljes së BE-së shtyhet, deri në shtator

Kaos te Marseja: Kondogbia përleshet me Vermeeren

Trafikonin klandestinë drejt vendeve të BE-së/ Kapet maqedonasi dhe shpallet në kërkim, organizatori

Vizita e Ivanka Trump rindezi konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

Trump tha se kërkon një marrëveshje me Iranin, bie nafta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dosjet Epstein/ Pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Artikulli tjetër Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Atentat në Lezhë/ Raportohet për 2 të plagosur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
Gazeta spanjolle: Një familje shqiptare ka “përmbytur” Spanjën me drogë
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 2 Shkurt, 2026
SPAK çon në gjyq kryetarin e bashkisë së Tropojës
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore 2 Shkurt, 2026
Shkatërrohet grupi i vjedhësve shqiptarë që, terrorizoi Spanjën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.