Policia greke ka arrestuar tetë persona, mes tyre katër efektivë policie dhe katër shqiptarë, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Mykonos.
Hetimet zbuluan se grupi rihidhte në treg drogë të sekuestruar më parë nga policia, me ndihmën e disa oficerëve të korruptuar që bashkëpunonin me mafian greke.
Kreu i grupit ishte një oficer 42-vjeçar grek, i pezulluar më herët për mashtrim. Krahu i tij i djathtë ishte një oficer 31-vjeçar, ish-pjesë e Departamentit të Narkotikëve në Athinë.
Dy shefa të tjerë policie, një në Mykonos dhe një në Akarnasit, janë gjithashtu të përfshirë. Ndër civilët e përfshirë janë tre shqiptarë, përfshirë një 43-vjeçar në kërkim, një 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e liderit të grupit, si dhe dy shqiptarë të tjerë.
Në dosje përfshihen edhe 13 të dyshuar të tjerë, përfshirë një tjetër shef policie. Tre prej të hetuarve janë të lidhur me grupin famëkeq të cigareve të udhëhequr nga “Entik”, i shumëkërkuari që fshihet në Dubai.
Hetimi zbuloi mbi 5 milionë euro në llogaritë bankare të oficerit kryesor dhe partneres së tij. Komunikimet sekrete të grupit kryheshin përmes aplikacioneve online. Oficeri 42-vjeçar dyshohet edhe për informimin e biznesmenëve mbi kontrollet policore.
Marrë nga Newsbomb.al