KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpenzimet buxhetore në 2024 në raport me PBB-në, në nivelin më të ulët që nga 2010
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpenzimet buxhetore në 2024 në raport me PBB-në, në nivelin më të ulët që nga 2010
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Shpenzimet buxhetore në 2024 në raport me PBB-në, në nivelin më të ulët që nga 2010

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 9:36 am
281 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia e vendit po zgjerohet me ritme mbi mesataren e dekadës së kaluar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave buxhetore. Por në anën tjetër paaftësia për të përmbushur programin buxhetor në fushën e shpenzimeve, po bën joefikase rishpërndarjen e të ardhurave.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore në raport me PBB-në arritën në 28.9%, duke shënuar nivelin më të ulët në 14 vitet e fundit, që nga viti 2010 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Shqipëria shënoi një regres në raport me vetveten në aftësinë për të zbatuar ligjin e buxhetit të shtetit në fushën e shpenzimeve, po gjithashtu kishte pozicionin më të keq në rajon.

Shpenzimet publike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u rritën në vitin 2024, duke arritur mesatarisht në 38.6% të PBB-së, nga 36.8% në vitin 2023. Mali i Zi regjistroi rritjen më të lartë të shpenzimeve me 45.9% të PBB-së, kryesisht për shkak të rritjes së pensioneve minimale dhe shpenzimeve kapitale.

Bosnja dhe Hercegovina u rendit e dyta për nivelin e lartë të shpenzimeve me 45.3%, ndërsa Shqipëria u rendit në anën tjetër me nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në Rajon me vetëm 28.9% të PBB-së e ndjekur nga Kosova 30.1%.

Banka Botërore analizoi së fundmi se vendet e Rajonit rritën shpenzimet buxhetore kryesisht nga pagesat sociale, ku pensionet dominonin pjesën më të madhe të rritjes.

Mali i Zi regjistroi rritjen më të ndjeshme, 1.7 pikë përqindjeje të PBB-së, nga rritja e pensioneve minimale më të larta, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova përjetuan rritje më të moderuar, ndërsa Shqipëria pati rritjen më të ulët të shpenzimeve për pensionet.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ndanë pjesë të konsiderueshme të buxheteve të tyre për pensionet, ku të dyja vendet shpenzuan gati një të pestën e PBB-së së tyre për përfitime sociale në vitin 2024.

Sigurimi i qëndrueshmërisë afatgjatë të sistemeve shtetërore të pensioneve mbetet një sfidë kryesore për shumicën e vendeve të BP6, duke pasur parasysh presionet në rritje të shpenzimeve, informalitetin dhe popullsinë në plakje.

Ndërkohë, me përjashtim të Malit të Zi, shpenzimet për pagat publike vazhduan të rriten si përqindje e PBB-së. Maqedonia e Veriut dhe Serbia regjistruan rritjet më të larta me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 pikë përqindjeje të shpenzimeve për paga në raport me PBB-në, ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina panë një rritje të moderuar prej 0.2–0.3 pikë përqindjeje.

Pavarësisht rritjeve graduale të pagave në sektorin publik, fatura e pagave e Shqipërisë mbetet më e ulëta si pjesë e PBB-së me 4.5%, dukshëm nën mesataren rajonale.

Shumica e vendeve të BP6 po përjetojnë një rimëkëmbje të shpenzimeve kapitale. Mesatarja rajonale u rrit nga 5.2% e PBB-së në vitin 2023 në 5.4% në vitin 2024.

Serbia kryesoi rajonin me një rritje prej 0.9 pikësh përqindjeje, duke arritur në 7.3%, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilat panë rritje prej 0.7 dhe 0.6 pikësh përqindjeje, përkatësisht. Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu regjistroi një rritje të moderuar prej 0.4 pikësh përqindjeje, ndërsa Shqipëria mbeti në pozicion të njëjtë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kolumbi, 217 anëtarë të kartelit “Clan del Golfo” të arrestuar, që nga 15 prilli
Artikulli tjetër 2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.