Lindshmëria po vjen gjithnjë edhe më shumë në rënie. Si në Shqipëri ashtu edhe në Bashkimin Europian, shifrat janë bërë tashmë shqetësuese. Bazuar në të dhënat e “Treguesit Demografikë 2025 dhe T1 2026” të INSTAT, qarku me numrin më të lartë të lindjeve mbetet Tirana, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi, ndërsa qarqet me më pak lindje janë Gjirokastra dhe Kukësi.
Sa i përket numrit të vdekjeve më i larti është regjistruar në Tiranë, Fier dhe Elbasan, kuirse qarqet me më pak vdekje rezultojnë të jenë Kukësi dhe Dibra. Sipas raportit Shqipëria vijon të ketë më pak lindje nga viti në vit, ndërsa emigracioni dhe plakja e popullsisë po ndikojnë drejtpërdrejt në tkurrjen e familjeve dhe ndryshimin e strukturës demografike në vend.
Në vitin 2025, Shqipëria regjistroi një shtesë natyrore pozitive prej 1.147 personash, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2026 (T1 2026), bilanci demografik ka kaluar në vlerë negative, me 368 vdekje më shumë sesa lindje. Më 1 janar 2025, popullsia e Shqipërisë ishte 2.363.314 banorë, një rënie prej 1,2% nga viti 2024.
Edhe në vendet e BE fenomeni mbetet njësoj. Vetëm 23.4% e familjeve në Bashkimin Europian kishin fëmijë gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Nga 203.1 milionë familje në total në BE, vetëm 47.4 milionë përfshinin fëmijë.
Marrë nga Newsbomb.al