KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e bleu shtrenjtë vendin e nderit në Berlin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria e bleu shtrenjtë vendin e nderit në Berlin
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria e bleu shtrenjtë vendin e nderit në Berlin

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2025 11:21 am
275 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në mars të këtij viti Edi Rama, ministrja e tij e Turizmit dhe një shpurë e madhe zyrtarësh të qeverisë shqiptare fluturuan në Berlin. Arsyeja ishte pjesëmarrja në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipërisë i ishte caktuar vendi i nderit.

“11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës,” deklaroi kryeministri Edi Rama nga Gjermania.

”ITB Berlin 2025” fillon nga Shqipëria! Na shkoftë mbarë dhe qoftë një ogur i mbarë për turizmin e 2025,” ia priti ministrja e Turizmit, nga stenda e Shqipërisë në panairin e Berlinit.

Stenda shqiptare në “ITB Berlin 2025” shquhej për hapësirën gjigante dhe spektaklin e performancave kulturore, muzikës, kuzhinës tradicionale dhe eksperiencave dixhitale. Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi me pompozitet të madh ofertën turistike të vendit.

Por ajo që u shit si një vlerësim i madh për suksesin e Shqipërisë në Panairin e Turizmit, nuk ishte falas. Të dhënat e gjurmuara nga Kapitali tregojnë se deri më tani ministria e Turizmit ka paguar mbi 560 milionë lekë ose gati 5.8 milionë euro për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Berlinit.

Nga qiratë për stendën, tek arredimet e sallave, darkat gala, por edhe biletat e hotelet për bylykun qeveritar në Berlin, pagesat nga Thesari për Panairin e Turizmit vazhdojnë ende. Ndërsa oguri që shpresonte Kumbaro nga stenda e Berlinit nuk rezultoi dhe aq entuziast.

Këtë vit Shqipëria po përballet me një sezon të vakët turistik, veçanërisht në pjesën e bregdetit, ku mungesa e infrastrukturës, cilësia e shërbimeve dhe çmimet e rritura në qiell duket se kanë rrudhur turistët në plazhet shqiptare. Por ndërkohë 6 milionë euro fluturuan në Berlin. Dhe fatura vazhdon e rritet.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 7 kompani fantazma të vëllait të Fatmir Xhafës
Artikulli tjetër Bien fitimet e bankave, gëzon vetëm ABI Bank

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.