KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë të trurit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë të trurit
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë të trurit

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2024 9:13 am
118 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një krahasim i Bankës Botërore për vendet e Rajonit ECA (përfshin 19 vende në zhvillim që nga Azia Qendrore, Europa Qendrore dhe Kaukazi në Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria) tregoi se vendet që kanë një përqindje të vogël të popullsisë me arsim të lartë kanë edhe emigrimin të lartë të trurit.

Sipas grafikut të mëposhtëm Shqipëria ka rreth 13% të popullsisë me arsim të lartë në një kohë që 45 për qind e tyre kanë emigruar.

Ndërsa më shumë se një e treta e personave me arsim të lartë emigrojnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani dhe Moldavia dhe më shumë se një e katërta në Armeni, Bullgari, Kroaci, Republikën e Kirgistanit, dhe Maqedonia e Veriut emigrojnë.
Vendet me më pak të diplomuar në arsimin e lartë kanë normat më të larta të emigrimit mes tyre. Një pjesë gjithashtu e madhe e të diplomuarve me arsim të mesëm emigrojnë për të ndjekur studimet e larta jashtë vendit.

Nga 151,274 individë të moshës 20-24 vjeç që migruan në Bashkimi Europian nga vendet e ECA në 2022, rreth 25,967 (17.2 për qind) e bënë këtë për tu arsimuar.

Banka Botërore thekson se disa ka faktorë që mbështesin emigrimin e punëtorëve me kualifikim të lartë. Faktorët “tërheqës” përfshijnë afërsinë e vendeve me Bashkimin Europian, ku kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar është e fortë.

Ndërsa faktorët “shtytës” përfshijnë mundësi të kufizuara pune për disa profesione të specializuara në vendet e origjinës. Banka Botërore sugjeron se vendet e origjinës duhet të përpiqen të zvogëlojnë fuqinë e faktorëve shtytës.

Psh rritja e konkurrencës së pagave dhe produktivitetit në profesionet e rrezikuara me aftësi të larta mund ndihmojnë në dobësimin e stimujve për të emigruar.
Vendet e vogla si Shqipëria mund të përqendrohen në zhvillimin e sektorëve të veçantë, si kujdesi personal dhe ai shëndetësor dhe shërbime për turistët, të cilat mund të ndikojnë në frenimin e të arsimuarve.

Bota e zhvilluar tani ka plot shembuj se si duhet të zhvillohet sistemi i edukimit me ekonominë. Psh Sistemet arsimore në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e zhvilluara europiane kanë adoptuar qasje të ndryshme për integrimin kërkimin, edukimin dhe identifikimin e talenteve.

Historikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë investuar në qendrat kërkimore brenda në universitet, të cilat kanë zhvilluar mekanizma të fuqishëm për identifikimin dhe edukimin e talenteve, shpesh përmes proceseve konkurruese të pranimeve dhe programe të specializuara duke ofruar edhe bursa.

Universitetet në këto vende kanë lidhje të forta me industrinë, të cilat ofrojnë mundësi identifikimi dhe zhvillimi të talenteve përmes praktikave, programeve të edukimit bashkëpunues dhe kërkimit të sponsorizuar nga industria të projekteve.

Sistemi gjerman zhvilloi një strukturë të dyfishtë në të cilën universitetet fokusohen në mësimdhënie dhe kërkimin në zhvillimet industriale. Ky model nga disa vende evropiane dhe në ato postkomuniste identifikoi talentin përmes performancës në sisteme rigoroze të arsimit të mesëm duke identifikuar në një fazë të hershme talentet.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestimi i Metës, DASH: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit
Artikulli tjetër Reali i Madridit përmbys Dortmundin me 5 gola

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.