KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi
AnalizeKryesoreOpinionRajoniSociale

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 10:52 am
13 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Organizata “Together for Life”, e cila lufton për drejtësi sociale në vend, publikoi gjetjet e raportit me titull “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë” për vitin 2025.

Raporti synon të hedhë dritë mbi shmangiet nga plani dhe objektivat e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030, si edhe të paraqesë një pasqyrë të qartë të shpenzimeve faktike të kryera në sferën e shëndetësisë gjatë vitit 2025 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Një prej gjetjeve më shqetësuses të raportit, nënvizon se shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2025 në Shqipëri shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 9 viteve të fundit.

“Shpenzimet faktike për shëndetësinë në vitin 2025, përfshirë të ardhurat e FDSKSH, arritën në 76.6 mld lekë, duke përbërë 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 9.6% të shpenzimeve publike totale”, citojnë gjetjet e raportit, duke i kategorizuar këto vlera si më të ulëtat që prej vitit 2016.

Sipas ekspertëve të “Together for Life”, kjo trajektore në rënie sugjeron se prioritetet buxhetore janë zhvendosur gradualisht drejt sektorëve të tjerë.

Të dhënat e analizuara pasqyrojnë më tej një tjetër tendencë në rënie, atë të shpenzimeve për banor në vend.

“Shqipëria paraqet nivelin më të ulët të shpenzimeve shëndetësore për banor në rajon, me rreth 590 dollarë për banor, ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, citon raporti i monitorimit.

Ky nivel i ulët i financimit të shpenzimeve për banor, bën që qytetarët të mbulojnë nga xhepi problemet e tyre shëndetësore.

“Niveli i shpenzimeve nga xhepi mbetet shumë i lartë (rreth 48% në vitet 2022–2023), duke sinjalizuar se mbulimi publik i shërbimeve shëndetësore dhe i barnave vazhdon të jetë i pamjaftueshëm”, thekson analiza e ekspertëve të Together for Life.

Nga ana tjetër, mbulimi në mënyrë personale i shpenzimeve për shëndetin rrit ndjeshëm rrezikun e shpenzimeve katastrofike për familjet dhe thellon pabarazitë në aksesin ndaj kujdesit shëndetësor, veçanërisht për grupet me të ardhura të ulëta dhe kategoritë vulnerabël.

Një tjetër gjetje shqetësuese e monitorimit ka të bëjë me faktin se planifikimi buxhetor për programin e Kujdesit Shëndetësor Parësor nuk ka parashikuar asnjë fond për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë.

“Mospërfshirja e këtij produkti konsiderohet problematike, sidomos duke pasur parasysh se ky shërbim i shtrirë në nivel kombëtar përbën një komponent thelbësor për ofrimin e kujdesit ndaj grupeve më vulnerabël”, citon monitorimi.

Sa i përket produktit “Persona që përfitojnë check up”, raporti thekson që shpenzimet janë fikse dhe paguhen sipas kushteve koncensionare, edhe pse numri fillestar i planifikuar i pacientëve që duhet të marrin shërbimin nuk është përmbushur.

“Nga buxheti i shtetit janë paguar 35.3 milionë pavarësisht se 19.151 pacientë nuk janë paraqitur për të përfituar shërbimin”, citojnë gjetjet e monitorimit të TFL.

Gjithashtu transparenca mbi përdorimin e fondeve, veçanërisht për investimet publike mbetet e ulët.

Ekspertët e “Together for Life” theksojnë se raportet e institucioneve publike nuk japin informacion të mjaftueshëm mbi kostot, arritjet dhe ndikimet e projekteve, duke e bërë të pamundur vlerësimin e efektivitetit të investimeve publike në shëndetësi.

“Mospasqyrimi i faktorëve që çuan në anulime, shtyrje apo rishikime buxhetore dobëson llogaridhënien institucionale dhe e kufizon aftësinë për të përmirësuar procesin e planifikimit dhe menaxhimit të investimeve publike në vitet në vijim”, citon raporti i monitorimit.

Një tjetër sfidë mbetet edhe raportimi gjinor, i cili është pothuajse joekzistent në dokumentet e institucioneve publike shëndetësore.

“Megjithëse detyrim i qartë ligjor, raportimi gjinor mungon plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, që është institucioni udhëheqës për zbatimin e Strategjisë së Barazisë Gjinore”, citon raporti i TFL.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Artikulli tjetër Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.