KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 10:50 am
12 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë sot dritën jeshile për vijimin e procedurës së miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, ndërsa kanë dalë me përfundime të ashpra ndaj qeverisë shqiptare.

Raporti konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe një nga raportet më kritike të viteve të fundit për mënyrën sesi funksionon shteti shqiptar.

BE thekson se korrupsioni vijon të mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Theksi kryesor vihet mbi sektorët më të ekspozuar ndaj abuzimeve, ku sipas BE-së nevojitet zbatim më i fortë i ligjit.

Në veçanti përmenden tatimet, kadastra, shëndetësia, prokurimet publike, koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik-privat (PPP), ku sipas vlerësimit në këta sektorë korrupsioni është në nivele shqetësuese.

“Bashkimi Evropian vëren se kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë në fushën e anti-korrupsionit është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së. BE përshëndet progresin e prekshëm të Shqipërisë në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të lartë.

Megjithatë, BE thekson se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe institucionet, dhe vazhdon të përbëjë një shqetësim serioz.

BE vëren përparimin e Shqipërisë në përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit, por thekson se këto masa duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të kenë ndikim real, veçanërisht në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, si infrastruktura publike, kadastra dhe të drejtat pronësore, doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat e partneritetit publik-privat”, thuhet në raportin e publikuar nga BW.

Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore

“Bashkimi Europian thekson se kuadri ligjor dhe institucional i Shqipërisë ka një nivel të lartë përafrimi me acquis të BE-së dhe standardet përkatëse europiane për funksionimin e gjyqësorit. BE fton Shqipërinë të konsolidojë zbatimin e reformave përmes Strategjisë së rishikuar të Drejtësisë 2024-2030, duke mundësuar rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, monitorimin e rregullt dhe përmirësimin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

BE i kërkon Shqipërisë të sigurojë që rregullat për shpërndarjen rastësore të çështjeve gjyqësore të zbatohen realisht në praktikë, edhe pse nevojiten përpjekje të mëtejshme për ta automatizuar plotësisht këtë proces.

BE shpreh keqardhje dhe i kërkon Shqipërisë të adresojë në mënyrë efektive përpjekjet e shtuara dhe shqetësuese nga zyrtarë publikë apo politikanë, përfshirë nivele të larta, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, kërkohet forcimi i rezistencës së institucioneve të drejtësisë ndaj ndërhyrjeve të brendshme dhe të jashtme, përfshirë reagimin e fortë të KLGJ-së dhe KLP-së ndaj sulmeve nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

BE nënvizon fort nevojën që pushteti ekzekutiv dhe legjislativ në Shqipëri të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit dhe të zbatojnë si prioritet vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në dukje raste të mëparshme të zbatimit të paplotë ose të vonuar të këtyre vendimeve nga qeveria dhe Kuvendi.

BE thekson gjithashtu se legjislacioni dhe praktikat për heqjen e imunitetit duhet të udhëhiqen nga standardet europiane, veçanërisht ato të përcaktuara nga opinionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Bashkimi Europian nënvizon rëndësinë që Shqipëria të garantojë standardet më të larta të integritetit, transparencës dhe meritokracisë në emërimin e të gjithë anëtarëve të organeve vetërregulluese dhe institucioneve të tjera kyçe të drejtësisë dhe prokurorisë”,- nënvizon raporti.

Lufta kundër korrupsionit

“BE vëren se kuadri ligjor dhe institucional i Shqipërisë kundër korrupsionit është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së.

Bashkimi Europian mirëpret progresin konkret në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Po ashtu, BE vlerëson rezultatet e SPAK-ut dhe gjykatave të posaçme në rastet e korrupsionit në nivele të larta.

Megjithatë, BE nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe ekonomike, përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore, dhe vazhdon të jetë një shqetësim thelbësor.

BE thekson se Shqipëria duhet të bëjë progres shumë më të madh në parandalimin dhe luftën kundër natyrës së përgjithshme dhe të përhapur të korrupsionit.

Bashkimi Europian identifikon si sektorë me risk të lartë korrupsioni:

infrastrukturën publike;
kadastrën dhe të drejtat e pronësisë;
doganat;
administratën tatimore;
arsimin;
shëndetësinë;
prokurimet publike;
kontratat PPP.

BE kërkon që masat anti-korrupsion të zbatohen me vendosmëri dhe të japin rezultate konkrete në këta sektorë.

Po ashtu, BE kërkon finalizimin e reformës për financimin e partive politike dhe sponsorizimet, me qëllim rritjen e transparencës.

BE shpreh keqardhje për disa vendime të mëparshme të Parlamentit shqiptar dhe komentet e zyrtarëve publikë lidhur me hetimet ndaj ish-zyrtarëve dhe deputetëve.

Bashkimi Europian thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe të respektojë parimin e barazisë para ligjit, ndërsa SPAK-u dhe drejtësia duhet të vazhdojnë punën në mënyrë të pavarur, profesionale dhe pa ndërhyrje”,- thekson raporti.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Artikulli tjetër Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.