KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 10:47 am
11 Shikime
Share
14 Min. Leximi
SHARE

Gjatë dekadës së fundit, koncensionet dhe partneritetet publike-private janë kthyer në një formë instrument inga qeveria shqiptare për realizimin e projekteve me financim të madh infrastrukturor dhe shërbimesh publike.

Disa nga këto forma bashkëpunimi, ku aplikimet janë të fushave të ndryshme përfshihen ndërtim i rrugëve, zhvillimi i porteve, fusha energjitike, ku mund të përmendim parqe fotovoltaike dhe hidrocentrale, sektori i shëndetësisë e shumë të tjera.

Disa nga këto projekte të njohura të kësaj natyre në vendin tonë janë Porti i Integruar Vlorë, ndryshe quajtur “Triport Vlorë”, projekti fotovoltaik “Karavasta Solar”, si dhe investimi strategjik me kapital të dyshuar me origjinë “offshore”, “Durrës Marina & Yachts”.

Ndonëse në teori, investime të tilla synojnë tërheqjen e vëmendjes nga sektori privat për një zhvillim të supozuar më të mirë të vendit, nga ana tjetër, zbatimi praktik i një pjese të këtyre kontratave ka nxitur debate të vazhdueshme publike dhe politike, ndërsa në disa raste janë ngritur dyshime për parregullsi dhe korrupsion.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lista e investimeve strategjike tregon se nuk ka nja investim të huaj dhe bien ë kundërshtim me qëllimin kryesor të ligjit për investimet strategjike: ardhja e investitorëve të huaj.

“Ligji është përdorur tërësisht në 80% të rasteve për të dhënë leje për resorte turistike dhe për të marrë prona publike ose private, për t’ia dhënë po të njëjtit grup njerëzish, që kanë tendera dhe koncensione”, thotë për “Vetting, deputetja Tabaku.

Gjetjet e “Vetting” vënë në pah ekzistencën e një modeli të përsëritur në mënyrën se si mund të jenë strukturar dhe zhvilluar këto iniciativa strategjike. Sipas hulumtimeve të redaksisë, procesi karakterizohet nga marrja e e projektit të caktuar nga një kompani e madhe, e huaj ose shqiptare, e cila pretendohet të ketë vite eksperiencë për të kryer projektin, kapital e shumë kritere të tjera. Pak kohë më vonë, këto kompani shesin kuotat e tyre në shuma simbolike deri në 3000 euro në struktura të tjera.

Këto të fundit janë kompani, të cilat ose janë hapur disa muaj para njoftimit të investimit madhor ose kanë disa kohë në treg, por nuk rezultojnë me eksperiencën e duhur, me shumën e parave të nevojshme për mbështetjen e projektit, të cilin kanë marrë përsipër për ta ndërtuar. Në disa raste po ashtu, kuotat e caktuara vendosen si kolateral në institucione bankare.

Avokati Redi Ramaj argumenton se janë investitorë të tillë, të cilët vijnë nga biznese ose fusha të cilat nuk njihen ose nuk kanë eksperiencë. “Thjesht me emra të tjerë, me futje të disa bizneseve me veprimtari të dyshimtë, vijnë dhe investojnë ose vijnë dhe sillen si investitorë strategjikë”, shton më tej Ramaj.

Sipas ekspertit ekonomik Zef Preçi, histori të ngjashme kanë ndodhur edhe në sfera të tjera, ku njihet si një praktikë e zakonshme, sidomos në vendet me institucione të dobëta, të korruptuara, të vendosura nën ndikimin e palëve të treta, siç mund të jetë krimi i organizuar.

“Për fat të keq është edhe veni ynë i tillë”, rrëfen Preçi. “Këto lloj investimesh nuk ndërmerren pa patur lobimet e duhura politike. Do të thotë që falë lobimeve politike, deri te fakti që bëjnë qoka në nivel ndërkombëtar.”

Praktika të tilla, sipas ekspertëve ngrenë dyshime mbi barazinë e konkurrencës, transparencën e procedurave dhe rrezikut për përfshirje në afera korruptive. Vëzhgimet vendosin në pikëpyetje dinamikën e këtyre projekteve, të cilat nuk përfundojnë me shpalljen e fituesve, por vijojnë në procese më pak të dukshme në syrin e publikut, shpesh të lidhura me dokumentacionin dhe vendimmarrjen e brendshme, duke vendosur kështu paratë e taksapaguesëve shqiptarë, në tavolina fitimprurëse.

Deputetja Jorida Tabaku argumenton se ndryshimi i pronësisë në ligj është një fakt i detyrueshëm.

“Është përdorimi i thjeshtë i një emri për të justifikuar marrjen e këtij projekti, për të fshehur pronarët e vërtetë. Më pas, në momentin që merret projekti, atëhere kjo fillon e transferohet nga njëri te tjetri, së pari për të fshehur gjurmët dhe së dyti, për ta çuar atë në pronarët e vërtetë që kanë marrë këtë kontratë koncensionare”, shpjegon në vazhdimësi Tabaku.

TRIPORT VLORË

Në vitin 2022, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi kontratën koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar “Triport Vlorë”. Ky projekt u prezantua si një projekt mbresëlënës, i cili do të synonte ndikimin në rritjen e fluksit turistik dhe përmirësimin e infrastrukturës në funksion të tregëtisë detare. Porti, i cili ende sot është në ndërtim e sipër, do të shtrihej 9 km në verilindje të qytetit bregdetar, 160 kilometra në veri të kufirit tokësor me shtetin grek dhe 167 kilometra larg pikës më të madhe kufitare të Greqisë.

Gara për këtë projekt u hap në vitin 2021, në vlerën e 59 milionë lekëve dhe deri në atë kohë, konkurrentët e vetëm ishin kompanitë “Premium Construction and Maintenance”, “ITE Group”, “Agbes Construction”, “AnkonStudio” dhe “BESTA”. Megjithatë, këto kompani vendosën të bashkoheshin, duke formuar shoqërinë koncesionare “Vlora Harbor Construction & Maintenance”, me administrator Mustafa Muçon. Duke marrë në shqyrtim ofertën e tyre të paraqitur më herët, në vlerën prej rreth 4.06 miliardë lekësh, autoriteti kontraktor, në këtë rast Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë vendosi ta shpallë këtë bashkim si fitues më 21 tetor 2021. Gjashtë muaj më vonë lidhet kontrata midis ministrisë dhe shoqërisë së re koncensionare në treg, për një kohëzgjatje prej një dekade.

Përsa i përket strukturës së pronësisë, tre prej këtyre kompanive mbanin përqindjen më të lartë aksioneve dhe përfaqësonin aktorët kryesorë në këtë projekt, ndërsa dy kompanitë e tjera zotëronin pjesë më të vogla. Vetëm pak muaj pas krijimit të tyre dhe nënshkrimit të kontratës, në shtator të vitit 2022, kjo strukturë e shoqërisë nisi të ndryshoi ndjeshëm.

Tre prej kompanive si “Agbes Construction”, “ArkonStudio” dhe “BESTA” vendosën të shisnin kuotat e tyre në shuma, që konsiderohen simbolike, krahasuar me vlerën e investimit. Këto kuota kaluan drejt “Premium Construction and Maintenance”, me administrator Hektor Agalliun dhe “ITE Group”, me administrator Sokol Zotajn, me çmime që varionin nga 2,500 deri në 3,000 euro. Kur një kompani largohet nga një projekt i tillë duke transferuar kuotat e saj, ajo largon njëkohësisht edhe kapacitetet financiare apo teknike që mund të ketë paraqitur gjatë procesit të konkurrimit.

Nga ana tjetër, kompania “Premium Construction and Maintenance”, me administrator Hektor Agalliu, ishte krijuar vetëm katër muaj para fitimit të kontratës koncensionare dhe kishte një kapital fillestar prej 10 mijë lekësh të reja.

“Një kompani si në rastin e Triportit që ka një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, nuk ka absolutisht kapital për ta nisur investimin dhe shkojnë e marrin koncesionin me duar në xhepa, që do të thotë që as para për të investuar fillimisht nuk kanë. Kjo është pikërisht mburoja që shërben për pastrimin e parave, që do ta përdorim për pastrimin e parave këtë investim publik”, thotë për “Vetting” Jorida Tabaku.

Sipas të dhënave të opencorporates.al, kjo kompani zotëron 92% të aksioneve të shoqërisë koncensionare, të krijuar për ndërtimin e Triportit të Vlorës. Pavarësisht kësaj peshe dominuese në pronësi, kompania vijon të rezultojë me humbje financiare që prej krijimit të saj në vitin 2022, duke regjistruar minus në dhjetëra miliona lekë.

Po ashtu, kontrata parashikon detyrimin për të paraqitur raporte periodike të paktën një herë në vit mbi ecurinë e punimeve, përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore, si dhe sigurimin e tyre. Po ashtu, vetë kontrata koncensionare e Triportit të Vlorës, konkretisht neni 8 ku trajtohet garancia e kontratës, kërkon që shoqëria duhet t’i japë shtetit një garanci financiare nga banka ose sigurimi, se ështe e aftë për ndërtimin dhe mbulimin e këtij projekti dhe kjo garanci mund të përdorej menjëherë nga ministria nëse kjo e fundit, nuk shihte përmbushje të detyrimeve të kontratës.

“Është një rastësi shumë e madhe që dy kompani të ndryshme, që kanë marrë dy koncesione të ndryshme, të përfundojnë në dy individë, që nuk kanë asnjë kapital, asnjë eksperiencë, që janë punonjës të thjeshtë në fund të ditës dhe nuk e justifikojnë këtë investim. Çfarë roli luan këtu autoritet kontraktor? Ku është Ministria e Industrisë dhe e Energjitikës, sepse ata janë autoriteti kontraktor? Çfarë kontrolli bëjnë ato?” argumenton më tej Tabaku.

Sipas ekspertit ekonomik Zef Preçi, këto janë kushte të mungesës së transparencës dhe së dyti, mbeten nën presionin e interesave korruptive të zyrtarëve përgjegjës, të cilët shndërrohen në barriera dhe i detyrojnë në disa raste bzineset të kalojnë nëpër këto rrugë apo të marrin përgjegjësi përtej autoritet ligjor që ato mund të kenë.

“Thjesht në dukje që mund të jetë një person publik me emrin e tij, janë përfituar disa koncensione si investitorë strategjikë, në një kohë që kuptohet apo dihet që ky person nuk i ka kapacitete financiare, monetare që të shpallej i tillë”, shprehet avokati Redi Ramaj.

Të mbetura vetëm si dy shoqëri në strukturë, kompanitë e lidhura me Agalliun dhe e Zotajn vendosin të lënë peng kuotat e tyre për Triportin e Vlorës pranë Bankës së Tiranës, më 16 mars të vitit 2023.

Kontrata e pengut kërkonte që çdo kuotë e re që këto kompani do të zotëronin në të ardhmen në këtë shoqëri, si dhe të drejtat e tyre të lidhura me kuotën do të lihej peng pranë kësaj banke. Nga ana tjetër, vendosja e kuotave si peng pranë Bankës së Tiranës nuk përbën garanci për përmbushjen reale të projektit brenda kritereve apo afateve të përcaktuara. Kjo pasi banka nuk ka përgjegjësi për realizimin teknik të tij, por vetëm për marrëdhënien financiare që rrjedh nga marrëveshja e pengut.

“Këtu bëhet fjalë jo vetëm për kredi bankare, këtu bëhet fjalë edhe njëkohësisht për favore fiskale, sepse këto kompani me statusin e investitorit strategjik nuk paguajnë as taksa. Këtu bëhet fjalë për vjedhje pronash”, tha deputetja Jorida Tabaku.

Rasti i koncensiont të Triportit të Vlorës, sipas ekspertëve tregon se edhe pse ligji ekziston, në praktikë ai shpesh mbetet në nivel teorik.

“Ndryshim i gjashtë herë i ligjit për investimet strategjik, si një ligj i përkohshëm, deri tek propozimi I fundit për dhënien e porteve turistike te investitorët strategjikë pa garë, afishon problematiken e madhë të shmangies nga gara, si një parashikim kushtetues dhe njëkohësisht mungesa e transparencës në shumicën e këtyre investimeve, ka mundësuar që asnjëherë të mos merret vesh ku qëndron dobia publike”, argumenton eksperti ekonomik Preçi.

“Dijenia e vetëm qeverisë, duke thënë që “e di unë, do ia japim kësajt pale”, nuk mjafton edhe në konceptin e vetë ligjit që ka miratuar qeveria shqiptare dhe Kuvendi i Shqipërisë”, shpjegon Ramaj.

Specialistë të ndryshëm ngrenë alarmin se duhet të ekzistojnë kërkesa të qarta ligjore për një kontroll të imtësishëm në momente kur hapen gara koncesionare, si dhe një kontroll akoma më të detajuar ndaj kompanive që kërkojnë të marrin pjesë në këto gara. Ata theksojnë se ky lloj modeli i një tregu pa konkurrencë, i një gare pa garë, i ndryshimit të aksionerëve menjëherë pas fitimit të tenderit, koncesionit apo investimit strategjik, dëmton ekonominë shqiptare, duke larguar vëmendjen nga investitorë të aftë shqiptar apo të huaj.

 

Marrë nga Emisioni “Vetting” në News 24

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Artikulli tjetër Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.