KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria synon të prodhojë armë. Ish-ushtarakët shprehin rezerva
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria synon të prodhojë armë. Ish-ushtarakët shprehin rezerva
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria synon të prodhojë armë. Ish-ushtarakët shprehin rezerva

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2025 10:04 am
211 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Në një përpjekje të re për të pozicionuar veten si një aktor të vogël, por ambicioz në industrinë globale të mbrojtjes, Shqipëria ka nisur një proces të ngadaltë, por të vendosur për të ringjallur industrinë e saj ushtarake. Objektivi është i qartë: të prodhojë armë dhe pajisje me vulën “Made in Albania”, të afta për t’u përdorur nga ushtria shqiptare dhe potencialisht për t’u eksportuar në tregje ndërkombëtare deri në vitin 2030.

Për vite me radhë, uzinat ushtarake të Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit, që dikur furnizonin me armatim regjimin komunist u lanë të kalben nën barin e egër dhe kujtimet e një ekonomie të mbyllur. Por në prill të vitit 2024, Kryeministri Edi Rama shpalli publikisht ambicien për të ringjallur prodhimin ushtarak në vend dhe për të kthyer Shqipërinë në një eksportues të mundshëm të armatimeve brenda dekadës.

“Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës “Made in Albania’’. – EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË, 03.04.2024

Ky premtim politik është pasuar me disa hapa. Qeveria miratoi ligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore që do të merret ekskluzivisht me prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Shoqëria “KAYO” sh.a., e themeluar më vonë atë vit, u ngarkua me misionin për të rilindur një industri të zhdukur.

Që në muajt e parë të ekzistencës së saj, KAYO mori nën administrim hapësirat fizike të tre uzinave historike të vendit si Uzina e Lëndëve Plasëse në Mjekës, Uzina Mekanike në Gramsh dhe tani është në proces të marrjes edhe të Kombinatit Mekanik në Poliçan. Njëkohësisht me Vendim të Këshillit të Ministrave, KAYO-s iu transferuan edhe ish-Uzina e pjesëve të ndërtimit të automjeteve në Tiranë si dhe ish-uzina e përpunimit të bakrit në Rubik.

Gjatë kësaj kohe KAYO i tha Faktojes se ka firmosur pesë memorandume mirëkuptimi me kompani ndërkombëtare të mëdha që janë aktorë në nivel global për prodhimin e teknologjive dhe sistemeve ushtarake. Por përmbajtja e këtyre memorandumeve mbetet konfidenciale për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit dhe sekretit industrial dhe se ato do të bëhen publike në momentin e krijimit të shoqërive të përbashkëta për nisjen e aktivitetit prodhues – sqaron KAYO.

Ndërkohë, qeveria ka ndarë një sërë fondesh për të mbështetur këtë ringjallje industriale. Deri tani, janë alokuar 440 milionë lekë në dy drejtime: nga njëra anë, për të shlyer borxhet historike të uzinave ndaj punonjësve dhe bashkive, dhe nga ana tjetër, për të themeluar strukturën ligjore dhe organizative të KAYO-s. Në anën tjetër buxheti ka financuar edhe shpenzimet e vetë kompanisë. Për vitin 2024 janë disbursuar 150 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për këtë ndërmarrje, ndërsa për vitin 2025 është parashikuar një shumë e njëjtë, e cila pritet të lëvrohet në muajt e ardhshëm sipas përgjigjes që Ministria e Financave dha për Faktojen.

Megjithatë, pyetjet e mëdha mbeten. A është e arritshme ambicia për të eksportuar armë shqiptare brenda pesë viteve të ardhshme?

Për kolonelin Dritan Demiraj, projekti ka rëndësi kombëtare dhe si i tillë është i mirëpritur, por propaganda nuk mjafton. “Kërkohen investime serioze, profesionalizëm dhe transparencë që mungon, si dhe bashkëpunim me kompani të shquara”, thotë ish-Ministri i Brendshëm, Demiraj. Ai thekson se projekti duhet të nisë me prodhimin e armatimit të këmbësorisë, veshmbathjeve dhe logjistikës së Forcave të Armatosura. “Brenda 2-3 viteve, me investime serioze, kjo është e realizueshme”, vlerëson ai.

Në fakt, përpjekjet e deritanishme të KAYO-s për të rilindur këtë industri janë kufizuar tek puna për të themeluar një shkollë fluturimi në Vlorë — e cila pritet të përgatisë pilotë, instruktorë dhe teknikë – tek negociimi për prodhimin apo përshtatjen e mjeteve motorrike të posaçme apo tek prodhimi i veshjeve dhe aksesorëve ushtarakë.

Nga ana e tij, ish-komandanti i Forcave Detare, kapiteni i rangut të parë Artur Meçollari, e sheh industrinë ushtarake jo vetëm si element të sigurisë, por edhe si mundësi ekonomike. Ai ngre dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e politikave të mbrojtjes në Shqipëri. Si shembull sjell shkëputjen e bashkëpunimit me kompani si “Lockheed Martin” – kompania që ndërtoi dhe mirëmbajti sistemin e vëzhgimit të hapësirës ajrore dhe detare – dhe “Damen Shipyards” – kompania holandeze e prodhimit të anijeve – duke vënë kështu në pikëpyetje besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Vetëm një vit pas marrjes së detyrës, ministri Vëngu ka riorientuar të gjitha partneritetet, duke ulur ndjeshëm besueshmërinë e Shqipërisë tek partnerët strategjikë dhe duke cënuar gatishmërën operacionale.”, thotë kapiten Meçollari, i cili paralajmëron se pa bashkëpunime të fuqishme dhe qëndrueshmëri politike, projekti nuk mund të ecë përpara.

Në aspektin buxhetor, Shqipëria ka përmbushur angazhimin e saj ndaj NATO-s për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një standard që u arrit të përmbushet për herë të parë në vitin 2024. Në projektbuxhetin e vitit 2025, Ministria e Mbrojtjes parashikohet të marrë 52.6 miliardë lekë, që përbëjnë pikërisht këtë 2%.

Pavarësisht ksaj, kapërcimi drejt eksportit mbetet një sfidë e madhe në këndvështrimin e Artur Meçollarit pasi tregu global i armatimeve është i rregulluar rreptësisht dhe i ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike. “Shqipëria nuk mund ta ringjallë industrinë pa partnerë të fuqishëm, dhe më parë duhet të rifitojë besueshmërinë si vend serioz dhe i sigurtë”, përfundon Meçollari.

Sipas Demirajt, Shqipëria duhet t’i kthejë sytë edhe nga vendet e rajonit për bashkëpunime pasi sipas tij “potenciali ekziston jo vetëm për të mbuluar nevojat e Shqipërisë, por edhe për të eksportuar armë të këmbësorisë, dhe në të ardhmen edhe sisteme luftarake si dronë apo artileri, duke bashkëpunuar me vende si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”. Edhe Meçollari thekson se “Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për nevojat e përbashkëta në modernizimin dhe pajisjen e strukturave respektive dhe shmangjen e konkurencës midis tyre.

Por qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të jenë seriozë, vlerëson Demiraj, pasi e vetmja mënyrë që të futesh në tregjet ndërkombëtare është nëpërmjet prodhimit të materialeve dhe armatimeve cilësore, që në ditët e sotme janë lehtësisht të testueshme. Për momentin, përpjekja duket më shumë si një projekt industrial me vlerë strategjike dhe simbolike, sesa një burim i afërt të ardhurash. Por në një kohë kur siguria në Evropë është vënë sërish në pikëpyetje dhe vendet kërkojnë më shumë diversifikim të burimeve të furnizimit, Shqipëria mund të gjejë një vend në këtë panoramë të re — nëse i çon deri në fund projektet që ka nisur.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A do ndalet rritja e çmimit të banesave?
Artikulli tjetër Mungesa e kalendarit artistik zbeh përvojën turistike në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.