KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët e Kosovës na “braktisin zyrtarisht”, hyrjet ranë me 19%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët e Kosovës na “braktisin zyrtarisht”, hyrjet ranë me 19%
AnalizeRajoniSociale

Shqiptarët e Kosovës na “braktisin zyrtarisht”, hyrjet ranë me 19%

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2024 10:16 am
131 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit të verës dhe fillimit të vjeshtës të paktën nëse i referohemi atij që njihet si turizëm patriotik. Shifrat zyrtare konfirmojnë se në muajin gusht rritja e shqiptarëve të Kosovës ishte thuajse inekzistente ndërsa në shtator hyrjet shënuan rënie me 19.2 për qind në raport me shtatorin e një viti më parë.

Turoperatorët paralajmëruan që në muajin qershor se rezervimet e këtij grupi ishin të ulëta teksa rritja e çmimeve në disa rajone që u bë më pas virale në internet dhe sidomos zhvlerësimi i euros kanë dhënë goditjen tjetër duke pakësuar këtë prezencë muaj pas muaji diçka që ka kulmuar këtë shtator.

Liberalizimi i vizave argumentohet të jetë një tjetër faktor që shtetasit e Kosovës kanë preferuar të eksplorojnë destinacione të reja në disa raste edhe nga Tirana për shkak të linjave low cost. Por duket se nuk kemi të bëjmë vetëm me një zbehje të interesit të turizmit patriotik. Shifrat zyrtare tregojë për një numër më të ulët të çekëve një grup që vazhdimisht ka qenë me rritje dhe që ka pasur interes për turizmin e organizuar.

Konkretisht në gusht kishte 2.4 për qind më pak hyrje nga Çekia krahasuar me gushtin 2024 teksa rënie të theksuar kanë shtetasit nga Belgjika me një tkurrje 34.5 për qind apo shtetasit nga Norvegjia dhe Finlanda të cilët kanë rënie respektivisht me 55 për qind dhe 52 për qind.

Ajo që bie në sy është fakti që pavarësisht një lëkundjeje të lehtë të rritjes së shtetasve nga Italia, këta të fundit kanë vijuar të mbeten grupi i dytë më i madh i shtetasve që kanë vizituar vendin tonë gjatë gushtit dhe shtatorit. Konkretisht në gusht 2024 hynë rreth 256 mijë shtetas italianë me një rritje 12 për qind krahasuar me gushtin e një viti më parë teksa në shtator hyrjet ishin 110 mijë apo 26.4 për qind më shumë.

Në fakt italianët priteshin të kishin prezencë më të lartë gjatë muajve të verës por rritja e çmimeve sidomos në Jug të vendit duket se krijoi panik tek ata që kishin bërë plane për Shqipërinë duke anuluar hotelet diçka që u konfirmua edhe nga strukturat akomoduese, sidomos gjatë muajit korrik.

Me një rritje të lehtë gjatë gushtit dhe shtatorit ishin shtetasit nga Maqedonia e Veriut që janë grupi i tretë më i madh që viziton vendin tonë teksa në vend të katër janë Greqia dhe Mali i Zi. Gjermania është shteti i gjashtë në renditje duke pasur në gusht 70.9 mijë vizitorë me një rritje 30 opër qind në raport me gusht 2023 ndërsa në shtator kjo rritje ishte 6 për qind në raport me shtatorin e një viti më parë.

Polonia ka pasur një rritje me 21 për qind gjatë gushtit, diçka që u lakua edhe nga turoperatorët të cilët nënvizuan se grupet e organizuara kishin kërkuar rritje të kapaciteteve akomoduese të rezervuara përgjatë sezonit për turizmin e organizuar. Por nga Polonia duket se rritja vjen sidomos edhe nga turizmi individual diçka që ka qenë i dukshëm këtë verë. Edhe gjatë shtatorit polakët ishin me një rritje 13 për qind në raport me shtator 2023.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shteti detyrim 17.9 milionë euro ndaj Gjykatës së Strasburgut për ish-pronarët, shlyen 18% e faturës, brenda vitit
Artikulli tjetër Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër”, në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.