KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shteti detyrim 17.9 milionë euro ndaj Gjykatës së Strasburgut për ish-pronarët, shlyen 18% e faturës, brenda vitit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shteti detyrim 17.9 milionë euro ndaj Gjykatës së Strasburgut për ish-pronarët, shlyen 18% e faturës, brenda vitit
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Shteti detyrim 17.9 milionë euro ndaj Gjykatës së Strasburgut për ish-pronarët, shlyen 18% e faturës, brenda vitit

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2024 10:14 am
217 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ecuria e shlyerjes së faturës totale të Strasburgut, vijon të mbetet e ngadaltë, edhe pse buxhetit rrezikohen t’i shtohen kostot nga kamatëvonesat nga mosshlyerja në kohë. Vlera e faturës së dëmshpërblimeve për vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg deri në shtator 2024 ka arritur në 17,9 mln euro. Totali i detyrimit është krijuar kryesisht për vendime të kthimit dhe kompensimit të pronave tek ish-pronarët, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të bëra publike me projektbuxhetin e vitit 2025.

Deri në shtator të vitit 2023, detyrimi faktik dhe kontingjent prej vendimeve të Strasburgut ishte në vlerën e 21,7 mln eurove, sipas të dhënave të publikuara në projektbuxhetin 2024. Brenda vitit rezulton se është shlyer 18% e faturës së dëmshpërblimit. Shlyerja e detyrimeve është zbatuar për 7 çështje, si:  “Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë” në shumën prej 3,8 mln euro, “Muçaj kundër Shqipërisë” në shumën prej 3,600 euro etj.

Ndërsa janë shtuar edhe 6 çështje të reja,  si “Zela kundër Shqipërisë” me një detyrim faktik prej 60 mijë eurosh për t’u shlyer, “Iliria S.R.L kundër Shqipërisë” me detyrim shlyerje prej 10,800 euro, “Bibaj kundër Shqipërisë” prej 16,700 euro etj.

Deri në shtator të 2024 numri i vendimeve të Strasburgut që presin shlyerjen e detyrimeve është 11 çështje. Edhe sivjet lista e vendimeve për dëmshpërblim kryesohet nga çështja “Sharxhi kundër Shqipërisë” me detyrim financiar prej 13,3 mln euro, e ndjekur nga çështja “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” me detyrim 4,4 mln euro.

Detyrimi faktik deri në shtator të 2024-s (është detyrimi i cituar në vendim të formës së prerë, për të cilin nuk janë finalizuar procedurat juridike brenda shtetit shqiptar dhe kontingjent) është në vlerën e 17,955,050 eurove.  Detyrimi kontingjent (është detyrimi i cituar në një vendim të gjykatës për të cilin nuk kanë përfunduar procedurat ligjore) është në vlerën e 8,600 eurove.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizon në relacionin e projektbuxhetit se ka respektuar në vazhdimësi të gjitha vendimet e miratuara nga GJEDNJ-së, kjo duke konsideruar faktin se kur pagesat nuk kryhen brenda afatit tre mujor nga data kur vendimi përkatës merr formën e prerë, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e një kamatë- vonese për çdo ditë vonesë.

Sidoqoftë, për garantimin e shlyerjes në kohë të këtyre vendimeve, MFE veçon në relacion se ka rekomanduar vazhdimisht përdorimin e të gjitha kanaleve të mundshme institucionale dhe proceduriale, brenda hapësirave që siguron kuadri ligjor në fuqi, duke sugjeruar sipas mundësive të buxhetit të shtetit skedulimin me këste të detyrimit financiar, në negocim me përfituesit. Edhe për vitin 2024, likuidimi i detyrimeve të këtij lloji përballohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drejt mbylljes së fushatëse, Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare
Artikulli tjetër Shqiptarët e Kosovës na “braktisin zyrtarisht”, hyrjet ranë me 19%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.