KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët paguajnë karburant të shtrenjtë, me cilësi të dobët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët paguajnë karburant të shtrenjtë, me cilësi të dobët
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Shqiptarët paguajnë karburant të shtrenjtë, me cilësi të dobët

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2024 10:47 am
124 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Esmeralda Topi

 

Për shkak të barrës së lartë fiskale, Shqipëria renditet ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë. Shumë qytetarë ankohen se çmimi nuk reflekton domosdoshmërisht cilësinë.

Pasditen e 29 tetorit, një litër naftë në pikat e tregtimit me pakicë në Tiranë tregtohej për 175 lekë. Në të njëjtën ditë, në Kosovë nafta kushtonte 1,26 euro për litër, në Gjermani 1,53 euro dhe në Itali 1,64 euro për litër.

Diferenca në çmim e bën Shqipërinë vendin me naftën më të shtrenjtë në rajon dhe ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë.

Për të njëjtin produkt, shqiptarët shpenzojnë 40% më shumë se fqinjët e tyre në Kosovë dhe deri në 15% më shumë se konsumatorët gjermanë, ndërkohë që fuqia blerëse mbetet shumë më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Çmimi nuk e justifikon as cilësinë që ka karburanti,” shkruan Adela nga Durrësi, në përgjigje të një ankete online të realizuar nga Faktoje.al. “Skandal,” shtoi ajo.

Sipas pyetësorit, 58% e të anketuarve pohojnë se çmimi i karburantit është rritur gjatë vitit të fundit, 38% mendojnë se nuk ka ndryshuar, dhe vetëm 4% vlerësojnë se karburanti është më i lirë. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62%) pohojnë se çmimi aktual është i papërballueshëm për buxhetin familjar.

Gati gjysma e të anketuarve pranojnë se kanë rritur shpenzimet mujore për shkak të karburantit të shtrenjtë, ndërkohë që 32% thonë se kanë ulur blerjet për ushqime dhe nevoja të tjera. Ndërsa 10% e të pyeturve raportojnë ndryshime në stilin e jetesës për shkak të çmimeve të larta të karburanteve, 9% raportojnë se kanë shtuar borxhet.

“Çmimi i karburanteve është shumë i lartë dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës, duke rritur shpenzimet dhe ulur cilësinë e jetesës,” tha Eduardi nga Tirana, një prej 118 të anketuarve.

Çmimi mesatar i naftës në mbarë botën është 1,09 euro për litër. Sipas të dhënave të fundit nga Global Petrol Price, një litër naftë në Shqipëri tregtohet për 1,76 euro. Aktualisht, Shqipëria renditet ndër dhjetë vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

“Vendet që Shqipëria lë pas në këtë klasifikim, sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2022, kanë të ardhura për frymë nga 3 deri në 35 herë më të larta se Shqipëria,” shprehet Enton Duro, ekspert për çështje ekonomike.

Sipas Duros, qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë për një litër naftë se konsumatorët në shumë vende të Bashkimit Evropian.

“Për fuqinë blerëse këtu, nafta është shumë më e shtrenjtë se në Itali apo Spanjë,” tha për Faktoje.al Fation Omuri, i cili ka jetuar jashtë vendit dhe është kthyer tre vite më parë.

Ndërkohë, Klajdi nga Berati theksoi se përveç çmimit, duhet kontrolluar edhe cilësia e karburantit që shitet.

“Makina amortizohet vetëm nga nafta e keqe,” tha ai. “Në Greqi, çmimi është pak më i ulët, por cilësia shumë më e mirë,” shtoi Klajdi.

Edhe krahasuar me vendet fqinje, nafta dhe benzina në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta.

Luigj Aliaj nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve shpjegon se kjo diferencë është e lidhur me barrën e taksave që rëndojnë mbi naftën.

“Ne e taksojmë naftën mesatarisht 48 lekë/litër më shtrenjtë. Nëse taksimi do të barazohej me rajonin dhe do të ishte 48 lekë më i ulët, atëherë çmimet do të ishin më të ulëta se në vendet kufitare,” sugjeron ai.

“Kjo mungesë në buxhet do të kompensohej me rritjen e konsumit, pasi qytetarët në zonat kufitare nuk do të kishin nevojë të kalonin kufirin për furnizim. Përkundrazi, ata dhe turistët do të vinin këtu,” argumenton Aliaj.

Sipas të dhënave zyrtare, për çdo litër karburant në Shqipëri, mbi 100 lekë shkojnë për taksa dhe tarifa. Konkretisht, për çdo litër naftë apo benzinë, paguajmë 37 lekë për akcizën, 27 lekë si taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe rreth 28 lekë për TVSH.

Ndërkaq, paguajmë 7 lekë për rilicensimin, 2 lekë për kontrollin e pompave, 1,4 lekë për tarifë skanimi dhe 3 lekë për indeksim inflacioni.

Përveç rishikimit të taksave, 13% e qytetarëve që plotësuan anketën thonë se duhet zhvilluar transporti publik.

“Përmirësimi i transportit urban, ndërtimi i tram-eve me hub-et përkatëse do të limitonte qarkullimin në qendrat e qyteteve dhe si pasojë, do të ulnin konsumin e karburantit, ndotjen dhe shpenzimet e lidhura me përdorimin masiv të automjeteve (karburant, riparime, pjesë këmbimi, etj.),” tha Fation Omuri.

Nxitjen e konkurrencës e shohin po aq të rëndësishme 9% e të anketuarve.

“Konkurrenca në treg nuk ekziston. Ndoshta do të duhet një bord i përhershëm për karburantet, si në shumë shtete të tjera, për të caktuar një çmim tavan dhe për të shmangur abuzimin,” shkruan një qytetar.

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve është një rekomandim i hershëm nga Autoriteti i Konkurrencës për qeverinë që nga viti 2016, pas mbylljes së një hetimi të thelluar në tregun e karburanteve. Në atë kohë, Komisioni i Konkurrencës rekomandoi ngritjen e një njësie për transparencën e çmimeve të hidrokarbureve, ku ndërmarrjet të njoftonin në kohë reale ndryshimet e çmimeve.

“Nëse gjetjet e atij hetimi do të ishin marrë parasysh, tregu sot do të kishte më shumë transparencë,” thotë Lindita Lati Milo, ish-kryetare e Autoritetit të Konkurrencës në atë kohë.

Por sot, Autoriteti i Konkurrencës mendon ndryshe.

“Rekomandimet i përkasin periudhës së dhënies së tyre dhe dinamikave të atëhershme të tregut. Tregu i karburanteve konsiderohet shumë i ndjeshëm dhe mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e Autoritetit të Konkurrencës,” tha për Faktoje.al ky institucion.

Në dekadën e fundit, ky autoritet ka zhvilluar disa hetime në tregun e karburanteve, por pa ndonjë ndërhyrje të rëndësishme ndaj operatorëve.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Von der Leyen reagon për rezultatin e zgjedhjeve amerikane: E përgëzoj Donald Trump-in
Artikulli tjetër Fitorja e Trump ndikon në tregjet financiare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.