Vitet e fundit, numri i bankomatëve është rritur me një ritëm shumë të shpejtë në të gjithë vendin.
Përveç tërheqjes, disa ATM përfshijnë edhe funksionin e depozitimit të parave. Sipas statistikave zyrtare, bankomatet për depozitim parash kanë pësuar një rritje me 7%.
Pavarësisht se ATM-të që përfshijnë edhe depozitimin e parave janë rritur në vitet e fundit, sërish numri i tyre mbetet tepër i vogël në krahasim me ato që shërbejnë edhe për tërheqje. Sipas të dhënave, qytetarët kanë depozituar 50 miliardë lekë në llogarinë e tyre përmes bankomatit.
Në 4 vitet e fundit, 2024 ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të ATM-ve. Llogaritur me vitin 2021, aktualisht numërohen 189 bankomate më shumë. Por, si janë të shpërndara ato sipas rajoneve?
Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra janë 3 rajonet që kanë numrin më të madh të ATM-ve, ndërsa në secilin prej rajoneve të tjera numërohen më pak se 100 bankomate.
Duke qenë se popullsia dhe aktiviteti ekonomik është i përqendruar më shumë në Tiranë, kryeqyteti rezulton me 586 të tillë gjithsej, ndjekur në vend të dytë nga Gjirokastra me 126.
Shtimi i numrit të bankomateve në të gjithë vendin, rrit edhe më tepër aksesin e qytetarëve në shërbimet bankare.
Marre nga Scantv.al