KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptari i shpëton dëbimit nga Anglia, shkak ndjeshmëria e djalit të tij për ushqimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptari i shpëton dëbimit nga Anglia, shkak ndjeshmëria e djalit të tij për ushqimet
AnalizeSocialeTe Tjera

Shqiptari i shpëton dëbimit nga Anglia, shkak ndjeshmëria e djalit të tij për ushqimet

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 12:07 pm
193 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një shqiptar i ka shpëtuar dëbimit nga Angli për një arsye të cilët nuk e keni dëgjuar më parë. Media britanike, “The Telegraph” raporton se shqiptari është lejuar të qëndrojë në Britani pjesërisht për shkak të ndjeshmërisë së djalit të tij rreth ushqimit. Më tej bëhet me dije se një gjykatë emigracioni vendosi se do të ishte “tepër e ashpër” që djali 10-vjeçar të detyrohej të shpërngulej në Shqipëri me babain e tij për shkak të ndjeshmërisë së tij rreth ushqimit.

Shembulli i vetëm i dhënë në gjykatë ishte mospëlqimi i tij për llojin e krahëve të pulave, chicken nuggets që janë në dispozicion jashtë vendit. Si rezultat, gjykatësi lejoi apelimin e babait kundër dëbimit si shkelje e të drejtës së tij për jetë familjare sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), duke përmendur ndikimin që largimi i tij mund të ketë tek djali i tij.

Çështja, e zbuluar në dokumentet e gjykatës, është midis një numri rekord prej 34,169 ankesash të pazgjidhura për azil. Numri përfaqëson një rritje pesëfish në dy vjet nga 6,386 ankesa të pazgjidhura në të njëjtën pikë në 2022, thekson “The Telegraph”.

39-vjeçari shqiptar, Klevis Disha shkoi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në shkurt 2001 si një fëmijë 15-vjeçar i pashoqëruar. Ai përdorte një emër të rremë dhe pretendonte se kishte lindur në ish-Jugosllavi. Megjithëse kërkesa e tij për azil u refuzua, ai siguroi nënshtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2007 pasi iu dha leje e jashtëzakonshme për të qëndruar dhe më pas leje qëndrimi e pacaktuar.

Ai u takua me partneren e tij, një tjetër shqiptare që kishte marrë nënshtetësinë britanike, në vitin 2006, me të cilën kishte dy vajza dhe një djalë. Megjithatë, në shtator 2017, ai u burgos për dy vjet pasi u kap me 250,000 £ para, të njohura si të ardhura të krimit.

Dame Priti Patel, në atë kohë sekretare e Brendshme, urdhëroi që ai të deportohej në Shqipëri dhe t’i hiqej shtetësia e tij në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ajo ishte marrë me mashtrim. Disha apeloi dhe u mbështet nga një gjykatës në një gjykatë të nivelit të ulët të emigracionit.

Gjykatësi vendosi se do të ishte “tepër e ashpër” që djali i tij 10-vjeçar të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar dhe të ndahej nga babai i tij, ose të detyrohej të shkonte me të në Shqipëri. Çështja u përqëndrua në nevojat “shtesë” të 10-vjeçarit, të cilat u mbështetën vetëm me prova nga një psikolog arsimor praktikant, për të cilin gjykata vuri në dukje, nuk ishte dorëzuar asnjë CV, si dhe dëshmi nga një fqinj dhe një mik i familjes.

Gjykatës iu tha se nuk kishte një diagnozë formale të nevojave të veçanta arsimore për djalin, por ai kishte një plan edukativ për t’u marrë me “rregullimin e tij emocional, pavarësinë; lexim dhe shkrim.”

Avokatët e Dishës thanë se nevojat e të miturit, gjuha e parë e të cilit ishte shqipja, përfshinin gjithashtu “vështirësi shqisore” me disa veshje, si çorape në veçanti, dhe disa lloje ushqimesh që do të thoshte se ai do të merrte dhe “refuzonte të bënte asgjë”. Ankesa e Dishës u pranua. Megjithatë, një gjyqtar në gjykatën e sipërme nuk u pajtua me vlerësimin se nevojat e tij shtesë nuk mund të plotësoheshin nëse ai kthehej në Shqipëri.

Ai e ktheu çështjen që të ridëgjohej nga një gjyqtar tjetër në një gjykatë më të ulët për të vendosur “çështjen e vetme” nëse pasojat e dëbimit do të ishin tepër të rënda për djalin 10-vjeçar. Rasti është në vazhdim.

 

Marrë nga The Telegraph

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Donald Trump tallet me Taylor Swift, në rrjetet sociale
Artikulli tjetër A është e domosdoshme Lista Serbe për krijimin e qeverisë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.