KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Donald Trump tallet me Taylor Swift, në rrjetet sociale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Donald Trump tallet me Taylor Swift, në rrjetet sociale
BotaKomentKultureSocialeSporti

Donald Trump tallet me Taylor Swift, në rrjetet sociale

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 12:01 pm
420 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Donald Trump nuk mundi t’i rezistonte një thumbimi ndaj Taylor Swift-it, pas humbjes së Kansas City Chiefs në Super Bowl, duke bërë komente ironike edhe pse u largua herët nga eventi.

Presidenti aktual shkroi në platformën e tij Truth Social teksa ishte rrugës për në Florida, me shumë gjasa në Air Force One: “I vetmi person që pati një natë më të keqe se Kansas City Chiefs ishte Taylor Swift. Ajo u FISHKËLLYE e u detyrua të dilte nga stadiumi. MAGA nuk fal!”

Në platformën e tij, Trump ndau disa klipe, përfshirë pamje të tij mes tifozëve që festonin dhe një tjetër video ku pretendohej se dëgjoheshin fishkëllima ndërsa Swift dhe Ice Spice shfaqeshin në Skycam-in e stadiumit.

Postimi i tij kontrovers nxiti debate – a po sugjeronte Trump se duartrokitjet ishin për të dhe fishkëllimat për Swift-in, apo reagimet u përzien në atë moment?

Videot e qarkulluara nuk e bëjnë të qartë nëse presidenti u prit me brohoritje, apo thjesht iu bashkua entuziazmit të turmës.

Postimi i Trump-it vjen, ndërsa ai u prit me brohoritje gjatë himnit kombëtar nga tifozët e Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles, teksa bëri paraqitjen e tij të shumëpritur në Super Bowl LIX në New Orleans.

Me mijëra të famshëm dhe të ftuar të rëndësishëm të pranishëm, u raportua më herët këtë javë se presidenti Trump do të fluturonte për në New Orleans për të ndjekur ndeshjen e Super Bowl mes Chiefs dhe Eagles.

Kjo vizitë u shndërrua në një histori të madhe gjatë gjithë javës, pasi Trump u bë presidenti i parë në detyrë që ndjek një Super Bowl.

Prania e Trump-it në event bëri që autoritetet të rrisin masat e sigurisë në qytet, sidomos pas sulmit terrorist të muajit të kaluar në Bourbon Street.

Pavarësisht çështjeve urgjente si shkurtimi i stafit të USAID-it, mbështetja për dëbime masive dhe përpjekjet për të kufizuar të drejtat e atletëve transgjinorë, Trump gjeti kohë për të ndezur sërish konfliktin me Swift-in.

Këngëtarja, e cila për vite me radhë i mbajti larg vëmendjes qëndrimet e saj politike, kritikoi hapur Trump-in gjatë mandatit të tij.

Një rast i njohur ishte në 2019-ën, kur Swift shkroi një letër kundër qëndrimit të Trump-it ndaj Aktit të Barazisë, i cili synonte zgjerimin e ligjeve për të drejtat civile për të përfshirë orientimin seksual dhe identitetin gjinor, sipas Irish Star.

Ajo gjithashtu e akuzoi Trump-in për “kërcënim me dhunë” gjatë protestave për George Floyd-it në 2020-ën dhe për “shkatërrimin” e Shërbimit Postar para zgjedhjeve. Konflikti i tyre u përshkallëzua, kur Swift mbështeti Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Në gusht, Trump shpërndau imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale që pretendonin se Swift e mbështeste atë, gjë që më vonë e mohoi. Në shtator, ai la të kuptohej se Swift “me gjasë do të paguante një çmim” për mbështetjen ndaj Harrisit.

Duke folur për Fox News, Trump deklaroi: “Nuk jam fans i Taylor Swift-it,” duke shtuar: “Ishte thjesht çështje kohe para se ajo të mbështeste një demokrat. Ajo s’kishte si të mbështeste Biden-in, por është shumë liberale dhe gjithmonë mbështet demokratët. Me gjasë do ta paguajë këtë në treg.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Super Bowl, Eagels triumfojnë ndaj Chiefs
Artikulli tjetër Shqiptari i shpëton dëbimit nga Anglia, shkak ndjeshmëria e djalit të tij për ushqimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.