KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si e shtinë në dorë biznesin miliarder të matësave elektrikë dyshja Shapllo-Orgocka?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si e shtinë në dorë biznesin miliarder të matësave elektrikë dyshja Shapllo-Orgocka?
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si e shtinë në dorë biznesin miliarder të matësave elektrikë dyshja Shapllo-Orgocka?

Përditësimi i fundit: 9 Qershor, 2026 11:59 am
156 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në 30 mars, Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Tiranë, shpalli një tender me vlerë 395.6 milionë lekë ose 4.1 milionë euro më kursin aktual, për blerjen e matësave elektrikë dhe aksesorët e nevojshëm për funksionimin e tyre.

Tenderi u zhvillua në 11 maj dhe në të garoi vetëm një kompani, GSA shpk e zotëruar nga biznesmenët Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka.

GSA ofroi çmimin 391.5 milionë lekë ose sa 99 për qind e fondit limit për furnizimin e sahatëve dhe pajisjeve të kërkuar nga OSSH. Duke qenë se ishte kompania e vetme në tender, oferta e GSA-së u shpall automatikisht fituese.

Por ky i 4.1 milionë eurove është vetëm llokma e fundit. Biznesi miliarder i furnizimit të matësave inteligjent elektrikë në tensionin e mesëm dhe të lartë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë është praktikisht një monopol në duart e dy ortakëve Shapllo dhe Orgocka.

Ky është një monopol i ngritur në mënyrën më tinëzare, për shkak se vite më parë, GSA ndërtoi sistemin e matësave për OSHEE-në duke e kalibruar atë në mënyrë të tillë, që të njohë vetëm matësat që furnizon kjo kompani.

Sipas të dhënave zyrtare, në katër vitet e fundit GSA ka marrë 14.3 milionë euro nga drejtoritë e OSSH-së së Tiranës dhe Durrësit për furnizim me matësa inteligjentë.

Thuajse në çdo tender, skema është e njëjtë. GSA merr pjesë si ofertuese e vetme ose në ndonjë rast hyn edhe ndonjë kompani tjetër, e cila ose nuk paraqet fare ofertë financiare ose nuk dorëzon asnjë letër, duke shërbyer thjesht si koperturë.

Aq e sigurtë është OSSH në ndeshjet e saj pa garë, saqë zbaton thuajse gjithmonë të njëjtën skemë, duke ulur vetëm 4 milionë lekë nga fondi limit.

Ky është një monopol , i cili e ka kthyer biznesin e matësave elektrikë të Tiranës, por edhe Durrësit në tensionin e mesëm dhe të lartë në parcelën ekskluzive të GSA-së.

Dhe ky monopol ka vetëm një zjidhje për t’u çarë. OSSH duhet të ndryshojë sistemin e matësave inteligjentë për ta bërë atë kompatibël edhe me lloje të tjerë matësash, jo vetëm me ata që furnizon GSA.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Franca, e sëmura e Europës

Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

Një përbindësh betoni do ngrihet nga ortakët e familjes Dako, në Malin e Robit

Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fundi i palavdishëm i makiavelizmit
Artikulli tjetër Kisha Katolike reagon për protestat: Politika të dëgjojë zërin e popullit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK-së
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Era që nuk ndalet më!
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit, pas humbjes së Vuçiç?
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.