KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë?
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë?

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2026 5:26 pm
28 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Klodian Tomorri

 

Kur qeveria njoftoi shtetëzimin e konçesionit të pullave fiskale, shumë njerëz ndoshta u gëzuan. Pjesa dërrmuese e konçesioneve në Shqipëri, në mos të gjitha, kanë qenë thjesht afera korruptive, siç dëshmojnë dosjet e SPAK, dhe rikthimi i shërbimeve të privatizuara në sferën publike dukej si një korrigjim i drejtë. Por gjërat mund të shkojnë nga keq në më keq akoma.

Shteti që konçesiononte tashmë po shndërrohet në një kompani gjigande guackë, që bën të njëjtën gjë si konçesionet, por më djallëzisht. Duke përdorur shtetëzimin si mbulesë.

Pullat fiskale ishin dallëndyshja e parë e regjimit të ri hibrid. Qeveria shqiptare ngriti një kompani të quajtur Albtrace për të kryer shërbimin, që deri më dje e kryente me konçesion një kompani private e quajtur SICPA.

Por Albtrace është një ortakëri privato-shtetërore, ku shteti zotëron 51 për qind të aksioneve përmes Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, ndërsa 49 për qind mbahen nga një kompani arabe e quajtur O AND S Security Solutions L.L.C.

Vitin e kaluar, Albtrace gjeneroi në total 592 milionë lekë ose rreth 6.3 milionë euro të ardhura. Nga këto 480 milionë lekë ose mbi 5 milionë euro shkuan tek aksioneri O AND S Security Solutions L.L.C, ndërsa në Shqipëri ngelën vetëm 1 milionë euro për pagimin e rrogave të punonjësve.

Pra, ajo që ndodh është kjo. Paratë u merren bizneseve shqiptare nga Albtrace, që gjoja është kompani shtetërore, por 80 për qind të tyre Albtrace i çon tek aksioneri i saj privat nga Arabia, duke blerë atje çdo gjë, nga lënda e parë deri tek shërbimet e konsulencës.

Me pak fjalë Albtrace është thjesht ura që transferon paratë tek privati ose guacka që mbulon përfituesit e vërtetë të parave.

Dhe ky ishte vetëm viti i parë i kompanisë. Pasi tani asaj i është shtuar edhe një tjetër monopol përveç atij të pullave. Ky është shërbimi i shënjimit të karburanteve dhe gjurmimi i tranzitit, që më parë njihej si konçesioni i markimit.

Këto dy monopole e çojnë biznesin total të Albtrace në mbi 10 milionë euro në vit dhe paratë do të vazhdojnë të fluturojnë në Arabi. Ky është një biznes monopol i ndërtuar me dhunën e ligjit.

Por Albtrace ishte vetëm dallëndyshja e parë e regjimit të ri. Shumë shpejt modeli u replikua në sektorin e shëndetësisë.

Qeveria ngriti një shoqëri aksionere të quajtur Operatori i Sterilizimit, i cili do të kryente shërbimin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, që deri më dje kryhej nga koncesionari i diskretituar Saniservice.

Por Operatori, i cili është kafshuar fort nga aktorët privatë, bën praktikisht të njëjtën gjë si Albtrace. Pas më shumë se një viti në funksion, operatori shtetëror nuk ka as makina për të transportuar instrumentet kirurgjikale nëpër spitalet e vendit, por shërbimin e nënkontrakton. Ku? Tek ish drejtori i koncesionarit të Sterilizimit, një personazh i quajtur Artan Lleshi.

Për të vazhduar parodinë e hipokrizisë, së fundmi Operatorit Shtetëror te Sterilizimit iu kaluan dhe dy shërbime të tjera monopol, që deri më tani ishin me konçesion; dializa dhe check up-i. Por pa u mbushur një muaj nga data që qeveria gjoja shtetëzoi shërbimin e dializës, Operatori hapi tender për privatizimin sërish të shërbimit për 4 vjet. Fatura që do të paguajnë shqiptarët për këtë shërbim është rritur me më shumë se 35 për qind krahasuar me kohën që e kishte privati me konçesion.

Pra Operatori i Sterilizimit është thjesht guacka që krijon idenë e shtetit, por që në derën e pasme çon paratë tek privatët me proçedura të dyshimta. Por shërbimet nuk mjaftojnë. Tashmë modeli do të replikohet edhe tek blerja e ilaçeve.

Edhe këtu skema do të jetë e njëjtë. Një shoqëri shtetërore, e cila do të marrë monopolin e furnizimit të Shqipërisë me ilaçe, por që do të bëjë guackën për të dërguar paratë tek një privat nga izraeli, i cili është miku personal i kryeministrit.

Dhe nëse tre raste nuk mjaftojnë për të provuar se shteti dhe institucionet e tij po shndërrohen mirëfilltazi në një kuti postare offshore, i katërti është edhe më i madh. Ky quhet Kayo.

Shoqëria aksionere e ministrisë së Mbrojtjes është një guackë gjigande, e cila praktikisht privatizon drejtëpërdrejtë buxhetin publik të Mbrojtjes përmes bijave të saja në ortakëri me privatët. Kayo është një kuti postare gjigande e krahasueshme me ishujt Kayman.

Por ky tani është një fenomen sistemik. Guackat e reja po ndërtohen me shpejtësi në çdo qelizë të shtetit. ADS, kompania e shërbimeve dixhitale do të marrë monopolin e tenderave të AKSHI-t, por pas saj do të ketë privatë. Tek karburantet, Edi Rama ka paralajmëruar të njëjtën gjë.

Pra i gjithë shteti po shndërrohet në një guackë gjigande, që ka dy funksione. Të dobësojë disiplinën buxhetore dhe të fshehë përfituesit e vërtetë të parave publike me përrallën e bukur të shtetëzimit. Ironia në të gjithë këtë është fakti se në forumet e ditës, mendimtarët e ekonomisë janë duke debatuar mbi shqetësimin e qeverisë e madhe dhe shtetëzimeve.

Por ky nuk është shtetëzim. Ky është një regjim plaçkitje dhe dobësimi sistematik i shtetit deri në gërryerjen e themeleve të tij. Për ata në spektrin e majtë, që menduan qoftë edhe për një moment se qeveria po mbyllte me të vërtetë epokën e konçesioneve grabitqare mbetet vetëm kthimi me këmbë në tokë.

Populli me urtësinë e tij thotë që për sa kohë në kuzhinë do jenë të ndenjurat, në tryezë ka për të patur vetëm një gjellë. Bien servi.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Revolucioni i Flamingove dhe kriza e pluralizmit mediatik

Në Shqipëri vijnë aziatikët, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë/ UNECE ‘shuplakë’ qeverisë Rama

Kush është Ermir Ndreaj “Cinco”, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin në përgjime

Kosova me medalje ari në Lojërat Mesdhetare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj
Artikulli tjetër Kosova me medalje ari në Lojërat Mesdhetare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Protestuesit para SPAK: “Nuk duam arrestime për show/ Presim arrestimin e Ramës e Belindës”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Katastrofë natyrore në kufirin Kinë-Nepal, 360 viktima nga përmbytjet
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 27 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.