KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2026 5:24 pm
10 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 10% në shtatë muajt e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa edhe korriku shënoi më shumë raste se një vit më herët, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Në korrik u regjistruan 165 aksidente rrugore, nga 131 në korrik 2025. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 235, krahasuar me 194 një vit më parë.

Në periudhën janar-korrik, numri i aksidenteve arriti në 844, nga 767 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të vrarët dhe të plagosurit arritën në 1,187 persona, nga 1,077 në shtatëmujorin e vitit 2025.

INSTAT tha se 90.3% e aksidenteve të korrikut ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbënte 21.8% të numrit total të aksidenteve të regjistruara.

Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në korrik, me 59 raste, kundrejt 37 një vit më parë. Në kryeqytet u regjistruan 74 persona të vrarë ose të plagosur. Në shtatë muajt e parë të vitit, Tirana numëroi 336 aksidente, nga 219 në të njëjtën periudhë të 2025.

Sipas INSTAT, pjesa më e madhe e aksidenteve sipas fashës orare u regjistrua mes 19:00 dhe 24:00, me 25.5% të totalit. E enjtja ishte dita me përqindjen më të lartë të aksidenteve, me 18.8%, ndërsa e marta kishte nivelin më të ulët, me 12.1%.
Të dhënat sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe përpunohen nga INSTAT. Shifrat për muajin e fundit janë paraprake dhe subjekt rishikimi.

Rritja e aksidenteve vjen në një kohë kur ka pasur një sërë reagimesh dhe masash për të rritur kujdesin në timon, përfshirë ndryshimet në Kodin Rrugor dhe kontrollet e shtuara në terren. Një tjetër element që përmendet shpesh, përveç sjelljes së drejtuesve të mjeteve, është gjendja e rrugëve dhe zonat e njohura si “pika të zeza”. Në disa prej tyre janë kryer herë pas here ndërhyrje, por pavarësisht kësaj, ato vijojnë të evidentohen në problematikën e aksidenteve rrugore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Revolucioni i Flamingove dhe kriza e pluralizmit mediatik

Në Shqipëri vijnë aziatikët, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë/ UNECE ‘shuplakë’ qeverisë Rama

Kush është Ermir Ndreaj “Cinco”, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin në përgjime

Kosova me medalje ari në Lojërat Mesdhetare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr
Artikulli tjetër Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Gusht, 2026
Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Protestuesit para SPAK: “Nuk duam arrestime për show/ Presim arrestimin e Ramës e Belindës”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Katastrofë natyrore në kufirin Kinë-Nepal, 360 viktima nga përmbytjet
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 27 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.