KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2026 5:20 pm
104 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht.

Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital. Bilanci është konfirmuar nga shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden.

Zjarri shpërtheu rreth orës 05:15 në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym të dendur.

Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga banesa. Gjatë kontrollit të ndërtesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.

Një fqinj u tha mediave amerikane se banorët e zonës ndihmuan në përpjekjet për shpëtim, duke nxjerrë nga një dritare e katit të dytë një foshnjë dhe një të rritur.

Të afërmit që mbërritën në vendngjarje konfirmuan për mediat lokale se familja është me origjinë shqiptare.

Në vendngjarje ishin edhe gjyshërit e fëmijëve, Alia dhe Artan Sulollari. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e dhimbshme të familjarëve pranë banesës së përfshirë nga zjarri.

Fotot nga vendngjarja tregojnë banesën e dëmtuar rëndë nga flakët, ndërsa në oborr shihen ende lodra fëmijësh dhe një kosh basketbolli.

Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:40. Flakët shkaktuan dëme të mëdha në banesë dhe prekën edhe dy njësi ngjitur.

Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat që kanë mbetur pa strehë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili ende nuk është bërë i ditur.

Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville ka shprehur ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve që humbën jetën dhe solidaritet me të plagosurit.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestuesit para SPAK: “Nuk duam arrestime për show/ Presim arrestimin e Ramës e Belindës”
Artikulli tjetër Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.