KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Situata e zjarreve/ 11 vatra ende aktive, Mali i Dajtit dhe Gurë-Lura më problematiket
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Situata e zjarreve/ 11 vatra ende aktive, Mali i Dajtit dhe Gurë-Lura më problematiket
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Situata e zjarreve/ 11 vatra ende aktive, Mali i Dajtit dhe Gurë-Lura më problematiket

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2026 5:38 pm
29 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

21 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin deri në orën 14:00 të kësaj të diele, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera janë nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata po menaxhohet përmes operacioneve të përqendruara në disa qarqe, me qindra forca në terren, mjete zjarrfikëse dhe mbështetje nga ajri.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
(16 gusht 2026, ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

* Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

* Vakumone, Shëngjergj – Vijon puna me forcat e MZSH, vullnetarë dhe strukturat vendore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Abaze, Krujë – Zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren po punojnë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Gurë-Lurë, Dibër – Vijon operacioni në një perimetër të gjerë. Janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 forca policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH me 2 automjete zjarrfikëse, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë Helmes, Dibër/Bulqizë – Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë 6 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë. Nuk ka rrezik për banesat.

* Bruç, Mat – Zjarri ka shtrirje të gjerë në një zonë shkëmbore me akses të vështirë. Në operacion janë 1 automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.

* Lufaj, Mirditë – Vijon puna me 20 forca për hapjen e korridoreve ndarëse, ndërsa në mbështetje është angazhuar edhe 1 helikopter i FA. Vatra mbetet aktive, por me intensitet më të ulët.

* Tharri, Mirditë – Vatra është vënë nën kontroll. Në terren janë 2 automjete zjarrfikëse, 8 efektivë MZSH, 8 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe 5 policë, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë.

* Fushë-Lajë, Pukë – Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë, megjithëse ka përhapje në sipërfaqe. Në operacion janë 2 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH dhe 16 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Rrjoll, Shkodër – Vatra ndodhet në terren të paarritshëm; situata monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së saj.

* Trevllazër, Vlorë – Vatra është nën kontroll, ndërsa MZSH vijon punën për shuarjen e plotë.

* Leminot, Maliq – Një vatër e re është evidentuar në sipërfaqe me barishte dhe shkurre; MZSH Maliq është në terren dhe po punon për shuarjen.

AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në të gjithë territorin.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 100 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Vatrat kryesore vijojnë të jenë në zona të Dibrës, Tiranës, Mirditës, Matit, Krujës, Pukës, Shkodrës, Vlorës dhe Korçës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacionet vijojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tërmet 7.7 ballësh në Indonezi, 53 numri i viktimave
Artikulli tjetër Zjarri gjigant në Belgjikë kërcënon edhe Gjermaninë, shumë të evakuuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.