KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandal me tenderin 2.3 milion euro të arkivave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skandal me tenderin 2.3 milion euro të arkivave
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Skandal me tenderin 2.3 milion euro të arkivave

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2025 9:24 am
267 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një tender me fond limit 2.3 milionë euro i zhvilluar nga Drejtoria e Arkivave në shtator të vitit 2023, përveçse u shndërrua në një skandal të madh ligjor duke implikuar rëndë Komisionin e Prokurimeve Publike, ka hapur dhe një luftë që duket se nuk mbaron kurrë me kompanive Kristalina KH dhe Adel Co.

Beteja e radhës ka kulmuar me përjashtimin e kompanisë Adel Co për një vit nga tenderat publikë për shkak se ka mashtruar Drejtorinë e Arkivave me qëllim kualifikimin në tender. Vendimi i Agjencisë së Prokurimeve Publike ka ardhur pikërisht pas kallëzimit të bërë nga Kristalina.

“Me Vendimin Nr/51, datë 11/07/2025, APP ka vendosur të përjashtojë operatorin ekonomik “Adel Co”, me NIPT L22117021M,, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për (dymbëdhjetë) muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimim,” thuhet në vendimin e APP.

Adel Co është një kompani, që në letra zotërohet nga Kliti Avdullari. Por Kristalina KH pretendon se zoti Avdullari është një zotërues fiktiv, pasi pronari real i Adel Co është biznesmeni Arjan Lleshi.

Skandali i Tenderit

Tenderi me objekt “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1”, me fond limit 2.27 milionë euro, u zhvillua në 4 shtator të vitit 2023.

Pas zhvillimit të garës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave tek Arkivat shpalli fitues të tenderit kompaninë “Kristalina KH” me ofertë 1.7 milion euro. Por vlerësimi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania tjetër në garë Adel Co.

Ndonëse Adel Co kishte një ofertë gati 300 mijë euro më të lartë se Kristalina, KPP e ndryshoi fituesin duke ja hequr tenderin Kristalinas dhe duke shpallur fitues Adel CO.

Adel Co, tashmë i skualifikuar nga vendimi i KPP-së, e çoi cështjen në gjykatë. Gjykata Administrative e Apelit me anë të vendimit të formës së prerë, vendosi të shfuqizojë vendimin e KPP-së dhe të urdhërojë Drejtorinë e Arkivave të vijojë procedurën duke lidhur kontratën me Kristalinan. Ky vendim i gjykatës përbënte titull ekzekutiv dhe ishte i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor. Por Shqipëria është vend çudirash.

KPP-ja si kamikaze

Pasi Kristalina u rishpall fitues me vendim gjykate të formës së prerë, Adel Co ridorëzon ankimimin e dytë pranë KPP për të njëjtën procedurë dhe të njëjtin operator dhe KPP me anë të vendimit nr. 162/2025 pranon të shqyrtojë një ankesë të paraqitur nga operatori ankimues i njëjtë për një procedurë të njëjtë për të cilën kishte një vendim gjykate të formës së prerë.

Madje përveçse mori tagrin për të shyrtuar një vendim gjykate, KPP shkoi më tej duke skualifikuar sërish kompaninë Kristalina, që kishte shpallur fituese gjykata, vendim ky që ja çonte tenderin automatikisht Adel Co. Por kjo e çoi Jonaid Myzyrin sërish në SPAK, pasi në fillim të këtij viti Kristalina e kallëzoi gjithë trupën e KPP në Prokurorinë e Posaçme.

Ish kreu i KPP tashmë është i pezulluar nga detyra dhe i marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për tenderin e mirëmbajtjes së rrugës së Shpalit. Por Jonaid Myzyraj bashkë me vartësit e tij do të duhet të përballet në SPAK edhe me vendimarrjen e dyshimtë të tenderit për blerjen e kutive të arkivave. Sepse theu vendimin e gjykatës dhe përtej kësaj, favorizoi një kompani, e cila tashmë është e provuar nga një institucion shtetëror se ka mashtruar në atë tender.

Kjo vendimarrje e dyshimtë e KPP e ka lënë Arkivin e Shtetit, 2 vite pa kuti dhe pa dosje, vetëm e vetëm për t’ia dhënë tenderin Adel Co-s, e cila kishte çmim gati 300 mijë euro më të lartë se Kristalina. I gjithë ky skandal i madh u denoncua publikisht edhe nga opozita dhe tashmë institucionet e qeverisë janë detyruar ta pranojnë shkeljen e ligjit dhe tentativën për të përlarë 300 mijë euro nga pazaret mes KPP-së dhe Adel Co.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama paralajmëron rritje të ndjeshme të taksës për banesat
Artikulli tjetër Wizz Air nis shkurtimi i rrugëve, preket edhe Shqipëria

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.