KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skema se si ‘Iute’ zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skema se si ‘Iute’ zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Skema se si ‘Iute’ zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2026 9:59 am
101 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime për mëmën e saj në Estori. Të dhënat nga bilanci zyrtar i kompanisë tregojnë se 605.5 milionë lekë u paguan për shërbime menaxhimi nga mëma, 219 milionë lekë ishin shërbime garancie, ndërsa pjesa tjetër prej 274.3 milionë lekësh janë interesa që Iute në Shqipëri i paguan pronarit estonez si interesa borxhi.

Në një sistem ideal taksimi, ku kapitali taksohet njësoj pavarësisht kufijve, transaksionet e një kompanie me palët e lidhura nuk do të përbënin asnjë shqetësim. Por në botën reale, ka një problem. Shkalla e taksave ndryshon nga njëri vend në tjetri. Në Shqipëri, tatim fitimi është 15 për qind. Por në Estoni ky tatim është zero.

Ky hendek, që ndryshe njihet si arbitrazhi tatimor, i mundëson një kompanie që t’i lëvizë përmes transaksioneve me palët e lidhura, fitimet e saj nga vendet ku ato taksohen tek vendet ku taksa është zero. Kjo është ajo që duket se po bën Iute në Shqipëri.

Të dhënat historike tregojnë se në pesë vitet e fundit shpenzimet që Iute Albania bën për mëmën e saj në Estoni gati janë trefishuar nga 3.96 milionë euro në vitin 2020, në 11.4 milionë euro vitin e kaluar. Ligjërisht një kompani është e lirshme të kontraktojë shërbime nga kushdo, përfshirë mëma apo kompanitë e grupit të saj.

Por pyetja që shtrohet është a janë këto shpenzime për shërbime reale, të bazuara mbi kosto tregu, apo fryhen artificialisht për të ulur fitimin në Shqipëri, ku taksohet me 15 për qind dhe për ta transferuar atë në Estoni, ku taksohet me zero. Për më tepër, të dhënat nga bilanci tregojnë se ky zë është rritur me ritme të jashtëzakonshme në 5 vitet e fundit nga 184 milionë lekë në vitin 2020, në 605 milionë lekë vitin e kaluar.

Kur mbledh vetëm shërbimet e menaxhimit dhe garancisë, i bie që 824 milionë Lekë (afro 8.5 milionë euro) janë transferuar direkt në Estoni si shpenzime operative.

Kjo vlerë është dy herë më e madhe se i gjithë fitimi neto që kompania la në Shqipëri (421 milionë Lekë). Përmes kësaj metode, kompania pakëson fitimin në Shqipëri dhe taksat që duhet të paguajë, edhe pse këto janë të ardhura të fituara në Shqipëri.

Ligjërisht Autoritetet Tatimore kanë të drejtë t’i qëmtojnë me hollësi transaksionet e kompanive me palët e lidhura për efekt të shmangies së taksave. Por trendi i parave që Iute çon tek mëma e saj, duket, në rastin më të mirë, i dyshimtë. Një flamur i kuq, që do të duhet të alarmonte Tatimet.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tiranë/ Seanca për arrestin e kryebashkiakut, protestë para Gjykatës së Lartë
Artikulli tjetër “Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.