KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studentët nën presion për të blerë librat e pedagogëve, kostoja deri në 60 mijë lekë në vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Studentët nën presion për të blerë librat e pedagogëve, kostoja deri në 60 mijë lekë në vit
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Studentët nën presion për të blerë librat e pedagogëve, kostoja deri në 60 mijë lekë në vit

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2026 9:24 am
18 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Universitetet kanë akumuluar për dekada dobësi të theksuara në logjistike, laboratorë dhe kërkim shkencor, por sakaq korrupsioni është bërë endemik edhe në vatrat arsimore.

Protesta studentore ka rikthyer në vëmendje kostot e larta me të cilat përballen studentët në Shqipëri, veçanërisht ata që ndjekin studimet në Tiranë.

Përveç tarifave universitare, qirasë dhe shpenzimeve të përditshme, një tjetër barrë financiare mbetet blerja e librave akademikë, çmimet e të cilëve në disa degë arrijnë në disa mijëra lekë për titull.

Botimi i literaturës akademike nga pedagogët është pjesë e veprimtarisë universitare, por shqetësimi qëndron te rastet kur librat shiten me çmime të larta, duke krijuar kosto shtesë për studentët.

Studentë në protestë bëjnë me dije se në degë si Ekonomiku, Juridiku apo Mjekësia, çmimet e librave mund të arrijnë nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë për një titull, sipas shqetësimeve të ngritura për kostot e studimit.

Një student që gjatë vitit akademik duhet të sigurojë 10-12 libra bazë mund të shpenzojë rreth 30 mijë lekë, nëse çmimi mesatar i një libri është 2,500 lekë. Në rastet kur çmimi arrin në 5 mijë lekë, shpenzimi vjetor mund të shkojë deri në 60 mijë lekë, pa përfshirë literaturën shtesë, materialet e tjera mësimore apo shpenzimet për fotokopje.

Këto përllogaritje tregojnë se vetëm sigurimi i literaturës së detyrueshme mund të kthehet në një barrë të konsiderueshme për familjet, sidomos për studentët që vijnë nga rrethet dhe duhet të përballojnë njëkohësisht shpenzimet e jetesës në kryeqytet.

Studentët pohojnë se disa pedagogë e shohin botimin e librave edhe si burim të ardhurash, ndërsa ata mund të ndihen të detyruar t’i blejnë ato për të ndjekur lëndët përkatëse.

Në këtë kuadër është ngritur nevoja për një zgjidhje që do të lehtësonte aksesin në literaturën universitare, përmes çmimeve më të përballueshme, bibliotekave akademike dhe mundësisë së përdorimit të materialeve në format elektronik, duke respektuar të drejtat e autorit.

Përveç kostove financiare, studentët përballen edhe me problematika që lidhen me cilësinë e infrastrukturës universitare dhe kushtet e akomodimit. Mungesa e laboratorëve të pajisur, e bazës së nevojshme teknike dhe e mjeteve bashkëkohore të mësimdhënies mbetet shqetësim në një pjesë të institucioneve të arsimit të lartë.

Këto mangësi janë veçanërisht të ndjeshme në degët ku formimi praktik është i domosdoshëm, si Mjekësia, Inxhinieria, Teknologjia e Informacionit dhe shkencat e natyrës. Pajisjet e pamjaftueshme apo të vjetruara laboratorike mund të kufizojnë mundësitë e studentëve për të zhvilluar aftësi praktike, duke krijuar një hendek mes njohurive teorike dhe kërkesave të tregut të punës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Al Jazeera kritikon përdorimin e inteligjencës artificiale në politikën shqiptare
Artikulli tjetër Formula 1 rikthehet në Afrikë pas 33 vitesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.