Tjetër nderim për legjendën e futbollit botëror, Franz Beckenbauer. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Superkupa e Gjermanisë do të mbajë emrin e ish-kapitenit dhe dy herë Kampionit të Botës, i cili humbi jetën në fillim të këtij viti. Sipas tabloidit gjerman “BILD”, edicioni i radhës i këtij kompeticioni do të quhet kupa “Kupa Franz Beckenbauer”.
Superkupa zhvillohet çdo sezon pak para fillimit të kampionatit dhe vendos kampionin e Bundesligës me fituesin e Kupës së Gjermanisë. Nëse informacioni i “Bild” konfirmohet, më 16 gusht 2025 ndeshja do të zhvillohet për herë të parë me emrin “Franz Beckenbauer Cup”.
Ai fitoi shumë tituj me Bajernin, duke përfshirë tre Kupa Evropiane dhe Kupën Ndërkontinentale. Beckenbauer ishte për një kohë të shkurtër trajner i Bayernit në vitet 1990 dhe president i klubit nga 1994 deri në 2009. Ai fitoi Kupën e Botës si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990 dhe ishte ambasador i Kupës së Botës 2006 në Gjermani.
78-vjeçari mori edhe çmime të rëndësishme individuale, ku bien në sy dy “Topa të artë”, në vitin 1972 dhe 1976. Gjithashtu ai ka fituar një Kampionat Europian, 5 Bundesliga, 4 Kupa gjermanie, për t’u përfshirë edhe në mesin e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit botëror.