KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tare: I dërguam Kumbaros listën e vilave që duheshin mbrojtur, por i palosi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Tare: I dërguam Kumbaros listën e vilave që duheshin mbrojtur, por i palosi
KorrupsionKryesoreOpinionSociale

Tare: I dërguam Kumbaros listën e vilave që duheshin mbrojtur, por i palosi

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 12:23 pm
263 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka hedhur kritika të forta ndaj ministres së turizmit Mirela Kumbaro duke e cilësuar atë si një shkatërruese të identitetit kulturor të kryeqytetit gjatë kohës që mbante postin e ministres së Kulturës. Sipas tij, zonja Kumbaro shembi të gjithë vilat monument të Tiranës duke e shndërruar kryeqytetin në një vend pa pika reference.

“Me zotin Lame dhe me Zotin Shkreli në 2013-ën punuam dhe bëmë një listë të madhe të të gjithë vilave, që duheshin futur në mbrojtje në Tiranë dhe ja dhamë zonjës Kumbaro. Edhe na u thafshin duart sepse ngaqë i zbuluam ku ishin gjysma ikën, u palosën. E kam akoma atë dosjen që bëmë atëherë, punuam për qejfin tonë me kënaqësi duke menduar që do futeshin në mbrojtje. Ikën të gjitha. Tani Tirana nuk ka më pikë reference,” deklaroi Tare në MCN live.

Tare ka kundërshtuar me forcë edhe nismën më të fundit të qeverisë për të ndërtuar restorante dhe hotele në zonën e Kalasë së Petrelës.

“Askush nuk i kthen kalatë në restorante, vetëm shqiptarët e kanë bërë. Kam frikë dhe jam i bindur se nuk është më çështje e Ministrisë së Kulturës, kjo është çështje e shoqërisë shqiptare e cila nuk ka më asnjë lloj ndjesie, përveç ndeshjes së kombëtares,” vijoi Tare.

Sipas tij, indiferenca dhe mosreagimi i shoqërisë po ja bënë më të lehtë abuzuesve që të shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të vendit.

“Nuk kam më besim se do të vlerësohet trashëgimia kulturore. Nuk ka asnjë lloj interesi për çështje të tilla të trashëgimisë kulturore. Ti shiko Tushemishtin, do bëhen pallate atje. Petrela është një kryevepër, ka një histori të jashtëzakonshme nuk ka nevojë për projekte të tilla. Nuk është vetëm çështja e qeverisë dhe ndërtuesit, është dhe e atij që ka trashëgiminë që nuk ka ndjesinë të ruajë vilën e gjyshit dhe stërgjyshit,” tha Tare.

 

Marrë nga MCNtv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pensionistët që kanë futur njerëz me qira në banesën ku jetojnë vetë do të taksohen
Artikulli tjetër Kandidatë në listat e mbyllura që do bëhen deputetë, duke ‘ndenjur në shtëpi’:

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.