KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tarifa e tunelit të Llogarasë, nga parashikimi prej 5 euro, tek përgjysmimi i saj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tarifa e tunelit të Llogarasë, nga parashikimi prej 5 euro, tek përgjysmimi i saj
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Tarifa e tunelit të Llogarasë, nga parashikimi prej 5 euro, tek përgjysmimi i saj

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2025 5:02 pm
253 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Verën e kaluar, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, foli për herë të parë për tarifën e tunelit të Llogarasë, 5 euro. Një vit më vonë, Balluku përditësoi shifrën në 250 lekë me TVSH, duke ironizuar raportimet paraprake si “muhabete behari”

Nga Esmeralda Topi

 

Verën e vitit të kaluar, kur qeveria hapi përkohësisht tunelin e Llogarasë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dha një shifër për tarifën e kalimit.

“Është një përllogaritje diku tek 5 euro, por nuk e kam të saktë duke qenë se duhet të përfundojë gjithçka”,  tha Balluku gjatë një interviste televizive.

Kjo ishte hera e parë që u dha një çmim për kalimin në tunel.

Mediat raportuan gjerësisht këtë deklaratë, duke përmendur shifrën e mundshme prej 5 eurosh për një kalim, e duke llogaritur 10 euro vajtje-ardhje. Nga ana tjetër opozita ngriti akuza për kostot e ndërtimit të tunelit si dhe vlerën e lartë të tarifës.

Në krye të një viti, ministrja mohoi indirekt shifrën që e kish pohuar vetë.

Këtë fillim shtatori Balluku gjatë bilancit për sezonin veror, dha një tjetër shifër për kalimin në tunelin e Llogarasë duke shprehur habi për tarifën që vetë kishte parashikuar më herët.

“Çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me TVSH. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshme”,  tha Balluku, duke ironizuar ato që i konsideroi ‘muhabete behari’.

Kostot e ndërtimit 

Tuneli i Llogarasë ka vlerën totale 20,4 miliardë lekë dhe nuk është ndërtuar nëpërmjet një koncesioni. Fillimisht ishte parashikuar një model PPP, por mungesa e interesit nga investitorët privatë bëri që projekti të financohej plotësisht nga buxheti i shtetit. Ky është një tjetër element që ka qenë objekt akuzash të opozitës dhe debateve publike mbi transparencën e shpenzimeve dhe vendosjen e tarifës.

Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj, shpjegon se në këtë rast tarifa është e nevojshme sepse tuneli ka kërkesa të veçanta: ventilim, ndriçim, staf teknik dhe siguri 24/7.

“Këto shpenzime operative janë të larta dhe nuk mund të mbulohen plotësisht nga buxheti i përgjithshëm”, pohon Gjokutaj për Faktoje.

Gjokutaj thekson se tarifa mund të kishte qenë edhe më simbolike, për ta bërë më të pranueshme për qytetarët. Por kjo do të rrezikonte mosmbulimin e kostove operative.

Shkelja e afateve 

Punimet për tunelin 5.9 km nisi në nëntor të vitit 2021. Kontrata parashikonte që punimet të zgjasnin tre vite, por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, premtoi se gjithçka do të përfundonte më herët.  Angazhimi publik nënkuptonte se tuneli do të ishte gati verën e vitit të kaluar. Verifikimet e Faktoje një vit më parë treguan se ndryshe nga sa u premtua, punimet për të dorëzuar projektin infrastrukuror u shtynë me të paktën një vit.

Tuneli u hap përkohësisht vitin e kaluar, nga korriku deri në nëntor. U rihap më 24 maj të këtij viti dhe u tha se pagesa do të niste nga mesi i muajit shtator.

Megjithatë, verifikimet tregojnë se vjelja e tarifës nuk ka nisur ende.

Përfundim

Nga 5 euro si përllogaritje paraprake në 2024, tek 250 lekë të përditësuara në 2025, qeveria ka ndërtuar një narrativë që mohon faktin e thënë më parë. Ky është një shembull i qartë i propagandës.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DASH “shkund” qeverinë e Edi Ramës: Shteti i kapur nga paratë e drogës dhe korrupsioni
Artikulli tjetër Zyrtari i Departamentit Amerikan të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin Soros

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.