Një person i armatosur me pushkë gjahu sulmoi këtë mëngjes një shkollë profesionale në Sanliurfa të Turqisë, duke plagosur të paktën 16 persona. Autori raportohet se është izoluar brenda ndërtesës, ku dyshohet se po mban peng disa nxënës.
Mediat lokale bëjnë me dije se, forca të shumta policie dhe njësi të operacioneve speciale kanë rrethuar menjëherë zonën për të neutralizuar situatën. Autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie ndërsa ndërhyrja e forcave vijon në vendngjarje.
Marrë nga Aa.com.tr