Autoritetet italiane dhe shqiptare janë vënë menjëherë në lëvizje për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës, në lidhje me emigrantët.
Gjykata e Apelit e Romës pezulloi vendimin për kthimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në kampin e Gjadrit. Hera e tretë që kjo ndodh që kur janë hapur kampet në Shqipëri, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Evropiane që do të shprehet përfundimisht për çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt.
Disa organizata dhe grupe politike kanë ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po trajtohen azilkërkuesit në Itali. Përfaqësues të Tryezës së Azilit dhe Emigracionit kanë theksuar se praktikat e përdorura nuk përputhen me ligjin ndërkombëtar dhe atë europian, duke akuzuar autoritetet italiane për refuzim të drejta të azilkërkuesve dhe për mungesë mbrojtjeje ligjore për ta.
Marrë nga Top Channel