KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, fitohen nga oferta më e lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, fitohen nga oferta më e lartë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, fitohen nga oferta më e lartë

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2025 10:31 am
318 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tregu i asgjesimit të mbetjeve spitalore mori kthesë tjeër në momentin që në “treg”u fut një oligark, Klodjan Allajbeu i Spitalit Amerikan. Biznesmeni beratas ka çështje të hapur në SPAK, ndërkohë që Kosova ka avancuar me hetimet.

Dhe, në gjithë këtë vorbull, Allajbeu është futur me forcë në asgjesimin e mbetjeve spitalore, një “punë” me fitime kolosale. Që nga momenti që ai mori “frenat” e firmës ECO Riciklim nga Arbër Teqja, ka fituar pothuajse mbi 90 % të fondeve.

Fitoi tenderin e majmë nga QSUT-ja, tendera të tjerë në Fier dhe në disa spitale rajonalë dhe lokalë. Madje, bashkëpunoi në një rast edhe me firmën konkurente Vale për një procedurë.

Por, si i fiton këto para?

Në këto radhë, VoxNews do të publikojë dokumentet e një tenderi për asgjesimin e mbetjeve te Materniteti “Koço Glozheni”. Një procedurë normale tenderimi, por zyrtarët ia kanë dhënë fitoren pavarësisht se ECO e Allajbeut kishte ofertën më të lartë!

Pikëzimi i futur i solli fitoren, teksa veprimi matematikor 1+1 në këtë rast doli 3!

Sipas dokumenteve, në datën 27 maj 2025, firma ECO është shpallur fituese e një tenderi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “shërbimi i eleminimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, Tiranë, me fond limit 31,689,705 lekë, pa TVSH”, me afat 36 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër.

në tender ishin vendosur edhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit. “Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto” ishte kriteri.

Ofertën më të ulët e kishte “MEDI -TEL” me vlerë 23,790,000 lekë. Kjo firmë mori vetëm 210 pikë nga “mësuesit” e tenderëve.

Ndërkohë, “ECO RICIKLIM” i Klodjan Allajbeut ofroi 28,470,000 lekë pa TVSH, dukshëm më lartë sesa oferta e parë. Por, “mësuesi” i dhanë në provim plot 264.30 pikë. Nëse do të bëjmë një krahasim, oferta e ECO ishte rreth 50 mijë euro më e lartë dhe pavarësisht kësaj u shpall edhe fituese!

Një skemë e përdorur rëndom edhe në tenderët e tjerë të mbetjeve, që tashmë ka filluar t’i fitojë në masë Klodjan Allajbeu.

Pak ditë më parë, VoxNews publikoi dokumentet e një tenderi që shpalli Senaoriumi për asgjesimin e mbetjeve spitalore. Çuditërisht, fitues doli bashkimi i operatorëve ekonomikë “V.A.L.E RECYCLING” me adresë në Fushë Kuqe, Kurbin, dhe “ECO RICIKLIM” me adresë në zonën e Metalurgjisë në Elbasan, me një vlerë prej 115 milionë lekësh, ose rreth 1.2 milionë euro.

Këo dy firma kanë qenë “armike” me njëra-tjetrën, por tashmë bashkëpunojnë në këtë treg, ku ECO po u lë disa thërrime firmave të tjera.

VoxNews ka publikuar edhe një investigim sesi biznesmeni Klodjan Allajbeu, që ka dosje në organet ligjzbatuese në Shqipëri dhe Kosovë, bleu për 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco Rciklim dhe pas transaksionit fitoi tenderin 1.7 mln euro nga QSUT.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit
Artikulli tjetër Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.