Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.
Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.
Marrë nga Syri.net