KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana po ‘mbytet’ në ujëra të zeza: dështimi i heshtur i investimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tirana po ‘mbytet’ në ujëra të zeza: dështimi i heshtur i investimeve
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Tirana po ‘mbytet’ në ujëra të zeza: dështimi i heshtur i investimeve

Përditësimi i fundit: 5 Janar, 2026 12:47 pm
463 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nevojat për kanalizime në kryeqytet janë në rritje të vazhdueshme teksa investimet reale në rrjet mbeten larg asaj që kërkohet.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizon se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime kapitale të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë afërsisht 1/7 e kësaj shumë kanë shkuar për kanalizime.

“Fondet e destinuara për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Tiranës kulmojnë si masë relative (në%) në vitin 2015, ku pesha specifike e këtyre fondeve zinte 58% të investimeve vjetore gjithsej dhe me trend rënës, derisa në vitin 2022 shënohet përqindja më e ulët e investimeve të realizuara për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, me vetëm 2,1% të totalit të fondeve gjithsej të shpenzuara për investimet e UKT. Për gjithë periudhën 2015-2024 investimet gjithsej të UKT sh.a. janë 7,038 milionë lekë dhe ato për sistemin e kanalizimeve vetëm sa 13.2% e tyre, ose 927 milionë lekë”, thuhet në auditim.

KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen duke u luhatur në disa raste nga 2 për qind deri në 58 për qind por për një pjesë të mirë të viteve ato ishin në vlera modeste.

“Për rrjedhojë, këto investime të rrjetit të kanalizimit që për periudhën 2015-2024 arrijnë në 926,6 milionë lekë, vlerësohet që kanë dhënë një ndikim të lehtë e të pa ndjeshëm në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe zgjerimin e mbulueshmërisë me shërbime të ujit dhe zvogëlimin e shkarkimit të ujërave të ndotur në lumenjtë e kryeqytetit.

Pamjaftueshmëria dhe mungesa e burimeve të nevojshme financiare për infrastrukturën e kanalizimeve. Nivelet e investimeve në sektorin e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të ndotura në qytetin e Tiranë janë dukshëm më të ulëta se sa nevojat, kjo sidomos në kushtet që infrastruktura e kanalizimeve është e vjetër, e dëmtuar dhe herë-herë joefikase”, nënvizon auditimi.

Raporti ndalet në faktin që ndryshimet demografike të lidhura me migrimin e popullsisë drejtë kryeqytetit pas ndryshimit të regjimit në vitin 1991 dhe rritja e ndjeshme pasuese e kërkesës për shërbimet e largimit të ujërave të zeza, kanë ndikuar në situatën e infrastrukturës së kanalizimeve, e cila në shumicën e rasteve funksionon me kapacitetin maksimal.

“Edhe pse vitet e fundit investimet kanë ardhur në rritje, ato nuk janë më të orientuara dhe të baras-peshuara në furnizimin me ujë dhe infrastrukturën e kanalizimeve, dhe se ato asnjëherë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për investime kapitale”, thuhet në raport.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në vitin 2020
Artikulli tjetër Buxheti si plastelinë: qeveria luan me miliardat dhe fundos investimet publike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.