KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trafiku i Tiranës në kolaps, rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trafiku i Tiranës në kolaps, rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Trafiku i Tiranës në kolaps, rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2025 5:14 pm
221 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Bllokimi i pjesshëm i autostradrës Tiranë-Durrës ka detyruar mijëra automjete që të përdorin aksin perëndimor nga Ndroqi për të shkuar drejt qytetit bregdetar, duke sjellë një situatë të rënduar trafiku, thuajse në kolaps, përgjatë Rrugës së Kavajës, deri në dalje të Kombinatit.

Por, në këtë situatë shumë të ngarkuar, punonjësit e Policisë Rrugore të kryeqytetit janë detyruar të angazhohen në një masë të madhe për zbatimin e një urdhëri aspak urgjent të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtorit të Policisë, Ilir Proda.

Dhjetra efektivë të Rrugores kanë pasur detyrë të bllokojnë monopatinat, duke lënë qarkullimin në dorë të zgjedhjeve momentale të shoferëve. Në këto kushte, situata, natyrisht nuk ishte aspak normale.

Për të përshkruar rrugën nga Qendra deri në Kombinat, e, më tej, në dalje për në Ndroq, qindra automjeteve u është dashur mesatarisht 90-120 minuta, për një aks rrugor vetëm pesë kilometra.

Në pamjet e siguruara nga “Boldnews.al” tregohet ngarkesa ekstreme gjatë mesditës në zonën e mbikalimit, pranë Pallatit me Shigjeta. Në rreth-rrotullimin e këtij aksi rrugor, mjetet kishin bllokuar njëri-tjetrin dhe thuajse nuk lëviznin fare.

Por, vetëm pak metra më larg, një grup policësh rrugorë ishin mbledhur së bashku dhe po merreshin me bllokimin dhe inventarizimin e monopatinave të djemve të rinj të qytetit.

Në fytyrat e tyre dallohej qartësisht shqetësimi për trafikun, por, mesa duket, të detyruar nga drejtuesit e tyre politikë e institucionalë, kishin hequr dorë nga detyra primare për të rregulluar qarkullimin dhe ishin shndërruar në grumbullues biçikletash elektrike.

Në rrëmujën e trafikut të rënduar, natyrisht, nuk mungonin as betonieret, të cilat lëvizin në qytet në çdo cep e në çdo orë të ditës. Monopatinat janë problem për trafikun. Po betonieret? Po vetë trafiku?

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Liderët globalë mblidhen në Egjipt për samitin e paqes në Gaza
Artikulli tjetër Kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.