KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Transporti publik me Google Maps, çorientues
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Transporti publik me Google Maps, çorientues
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Transporti publik me Google Maps, çorientues

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2025 11:04 am
166 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientim drejt destinacioneve të kërkuara, pasi rrugët dhe linjat urbane që aplikacioni sugjeron nuk janë të qarta as për vendasit.

Linjat e autobusëve në Tiranë shënohen me një shkronjë dhe një numër, jo me emrin e plotë të linjës dhe oraret nuk janë të sakta. Gjithashtu, mungon infrastruktura bazë në stacionet e autobusëve, duke e bërë të vështirë orientimin dhe identifikimin e ndalesave.

Destinacionet nuk janë të përcaktuara qartë në aplikacion, për shembull, Mali i Dajtit figuron gabimisht si i vendosur në sheshin “Skënderbej”. Një shembull tjetër është rruga nga Qendra e Tiranës drejt Dajti Ekspres. Ky udhëtim zgjat rreth 50 minuta, 36 minuta me urban dhe më pas 14 minuta në këmbë, por aplikacioni sugjeron tri linja të ndryshme autobusi: 11, 15A dhe 15B.

Këto linja përkatësisht janë Linza, Kinostudio dhe Porcelani, por në aplikacion nuk ka asnjë shenjë dalluese që të ndihmojë përdoruesin të kuptojë cilës linjë i përket secili numër, pasi autobusët në terren shënohen vetëm me emrat e linjave, jo me numrat përkatës.

Turistët eksplorojnë taksitë

Turistët që vizitojnë Tiranën shpesh përballen me vështirësi serioze në përdorimin e transportit publik, për shkak të mungesës së informacionit të saktë dhe të aksesueshëm në gjuhë të huaja.

Deri në janar 2025, harta e transportit publik nuk ishte e hedhur në Google Map, duke bërë që shumë turistë të orientoheshin drejt makinave me qira, ose taksive, çka nxiti zhvillimin e shpejtë të tyre.

Edhe sot, shumë prej linjave kryesore të autobusëve nuk kanë orare të qarta në platforma si Google Maps, apo në stacionet e transportit, dhe shumica e informacionit nuk është i disponueshëm në anglisht. Kjo krijon konfuzion dhe stres, sidomos për ata që duan të udhëtojnë nga qendra e qytetit drejt aeroporteve ose terminaleve të autobusëve ndërqytetës.

“Zakonisht kur udhëtoj mendoj se taksia është zgjidhja më e mirë. Ndryshe nga autobusët, taksitë janë të shpejta, të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur, sidomos kur nuk ke kohë për të humbur duke pritur ose duke kërkuar orare.

Deri më tani për të bërë udhëtime të gjata dhe jashtë qendrës kam përdorur taksi si për të ardhur nga Aeroporti, si dhe për të shkuar në terminalin e autobusëve, për të dalë jashtë qytetit”, thotë Mak, turist nga Holanda.

Ana vizitoi Tiranën për herë të parë këtë vit. Ajo planifikoi të zbulonte qytetin me transportin publik, por përballë mungesave dhe vonesave të autobusëve, përfundoi duke përdorur taksinë në shumicën e udhëtimeve.

“Fillimisht mendova se taksia do të më kushtonte shumë, por në fakt nuk ishte dhe aq shtrenjtë sa prisja. Paguaja direkt në aplikacion dhe ishte shumë më e lehtë sesa mendoja. Transporti publik? Nuk e marr më kurrë! Doja të shkoja në Dajt, por autobusi më çoi në anën tjetër të qytetit dhe humba shumë kohë dhe nerva”.

Por përdoruesit më të mëdhenj të taksive janë vendasit, në rastin e aplikacionit Patoko, 90% e konsumatorëve janë vendas dhe 10% të huajt.

Në vitin 2025, përdorimi i aplikacionit Patoko nga turistët të huaj është rritur me 90%, duke shtuar nevojën që shërbimet të jenë të aksesueshme edhe në gjuhë të huaj dhe me sisteme ndërkombëtare pagese.

“Synojmë të ofrojmë një përvojë sa më të ngjashme me atë që vizitorët janë mësuar në vendet e tyre”, – shprehet Arbër Kadia, drejtor administrativ i Patoko.

Rritje të kërkesës nga të huajt kanë parë edhe operatorët në treg. Sipas Arbër Kurtaj, drejtor dhe administrator i kompanisë së taksive Green Taxi, gjatë sezonit turistik, rritja është më e lartë.

“Sidomos gjatë sezonit turistik, kemi  rritje të ndjeshme të klientëve të huaj. Për të menaxhuar më mirë këtë kërkesë, kemi trajnuar shoferët për të komunikuar në gjuhë të huaja bazë dhe dua të theksoj se operatorët tanë shërbejnë 24/7 duke pritur telefonata dhe rezervime”.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pierce Morgan: 1/3 e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj nga Shqipëria
Artikulli tjetër Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.