KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2025 2:04 pm
139 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u anulua.

“Kur unë dhe familja dëgjuam për anulimin e fluturimit, u shokuam, mbetëm pa frymë”, tha Soban, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e hakmarrjes ndaj familjes së tij në Afganistan.

Soban mbërriti në Shqipëri një muaj më parë nga Mazar e Sharif, një qytet në veri të Afaganistanit. Së bashku me rreth 400 afganë të tjerë, ai ndodhet i bllokuar pa rrugëdalje në Shëngjin, pas një vendimi të presidentit Donald Trump për të ngrirë programin e pranimit të refugjatëve në SHBA.

#AfghanEvac, një koalicion organizatash që ndihmojnë afganët që punuan për qeverinë apo kompani amerikane që t’i shpëtojnë përndjekjes nga Talebanët në pushtet llogarit se urdhri i Trump ka bllokuar evakuimin e gati 40 mijë aleatëve të Shteteve të Bashkuara, që gjenden aktualisht në Afganistan, Pakistan dhe vende të tjera.

“Këta njerëz kanë luftuar përkrah forcave të SHBA-ve, kanë derdhur gjak përkrah tyre, shumë kanë humbur anëtarë të familjes, shumë kanë rrezikuar jetën e tyre dhe shumë prej tyre na kanë shpëtuar jetën. Ne u detyrohemi këtyre njerëzve,” tha Shawn VanDiver, përfaqësues i AfghanEvac përmes një mesazhi në X.

VanDiver i kërkoi presidentit Trump përjashtimin e kësaj kategorie nga urdhri i tij ekzekutiv për refugjatët.

Vendim i përkohshëm?

Pas një lufte të kushtueshme 20-vjeçare në Afganistan, Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre në verën e vitit 2021, ndërsa militantët talebanë morën pushtetin. Përmes operacioneve humanitare, mijëra afganë që kishin punuar për Shtetet e Bashkuara, aletatët e tyre apo kompani amerikane u larguan nga vendi për t’i shpëtuar hakmarrjes dhe përndjekjes.

Rreth 2 mijë prej tyre mbërritën fillimisht në Shqipëri dhe pas procesimit të dokumenteve të tyre, u larguan më pas në drejtim të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë apo vendeve të tjera aleate. Por vendimi i administratës së Trump për të pezulluar programin e pranimit të refugjatëve në SHBA ka lënë në pasiguri rreth 400 afganë që gjenden aktualisht në Shëngjin.

Emal, 30 vjeç nga Kabuli, thotë se punoi për SHBA-të si asistent administrator para vitit 2021. Pasi talebanët morë nën kontroll Afganistanin, ai në pamundësi për t’u larguar zgjodhi të fshihej. “Pasi talebanët morë kontrollin ne kemi jetuar fshehur, një herë këtu, njëherë aty, një herë në një provincë tjetër. Ne që punuam për SHBA u detyruam t’i linim shtëpitë”, thotë 30-vjeçari që ka mbërritur në Shqipëri 5 ditë më parë.

Emal thotë se arratisja nga Afganistani ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar për ta dhe familjet e tyre. Ai thotë se në çdo vend tjetër përpos vendlindjes ndjehet i sigurt dhe në Shqipëri, gjithçka ka shkuar mirë, por shpreson që presidenca në SHBA ta rikonsiderojë vendimin.

“Nuk është se e kemi menduar shumë, por kemi shpresë që Trump do ta rikonsiderojë dhe do të lejojë fluturimet për ne, pasi ne punuam për SHBA-të dhe jeta jonë është në rrezik e nuk mund të kthehemi në Afganistan”, thotë ai.

Edhe një 51 vjeçar, i cili mbërriti në Shëngjin 10 ditë më parë, shpreson se pezullimi është i përkohshëm dhe gjërat do të kthehen në normalitet në vijim. Ai thotë se fakti që pati një fluturim vetëm katër ditë më parë tregon se operacioni i evakuimit të afganëve që punuan me aleatët do të vazhdojë.

“Unë mendoj që vendimi i zotit Trump është normal, pasi është i përkohshëm dhe jo i përhershëm”, tha ai. Burri që si shumë refugjatë po shëtiste me bashkëshorten buzë bregdetit i tha BIRN se ishte në Shqipëri me 3 vajzat. Ai tregoi se kishte punuar si inxhinier ndërtimi për amerikanët dhe se kjo CV e vendoste në rrezik.

“Nuk është e sigurt atje për ne. Është shumë e rrezikshme për ne, pasi unë kam punuar me projekte amerikane në Afganistan”, tha ai.

‘S’ka kthim pas’

Soban i tha BIRN se e përjetoi me akth dhe frikë largimin nga Afganistani.

“Ditën e fluturimit, që nga momenti që hipëm në avion në Kabul e deri sa dolëm nga hapësira ajrore afgane isha i përfshirë nga frika. Çdo sekondë mendoja se aeroplani do kthehej pas dhe do na dorëzonin në duart e Talebanëve”, kujton ai.

Ashtu si të tjerët, Soban shpreson që vendimi i Trump të rikonsiderohet, pasi ai thotë se për të dhe familjen e tij nuk ka kthim pas.

“Kthimi pas në Afghanistan na vendos ne në rrezik serioz. Atje nuk kemi siguri për vete, dhe rrezikojmë arrestimin, torturën dhe ndoshta edhe vdekjen”, thotë ai.

32 vjeçari thotë se personat që bashkëpunuan me SHBA përndiqen nga talebanët dhe shpesh i nënshtrohen torturës dhe poshtërimit e dehumanizimit. Vetë ai thotë se e ka përjetuar në kurriz një torturë të tillë, pasi talebanët zbuluan që kishte punuar për një kompani amerikane.

“Unë jam një prej viktimave të brutalitetit. Kur u arrestova nga talebanët dhe kur pas marrjes në pyetje ata mësuan nga telefoni që kisha bashkëpunuar me forca të SHBA, iu nënshtrova një torture fizike e mendore të tmerrshme”, thotë ai. Për të dhe të tjerë afganë që ndodhen në Shëngjin kthimi pas është dënim me vdekje.

32-vjeçari thotë se shpreson që arratia nga Afganistani do i mundësojë atij dhe 4 fëmijëve një jetë më të mirë. Ai thotë se ka një vajzë 13-vjeç që ëndërron të bëhet doktoreshë dhe shpreson që kjo t’i bëhet e mundur, pasi talebanët ua kanë hequr këtë mundësi vajzave.

“Gjithçka shpresoj është që SHBA të mbajnë premtimin që u kanë dhënë aleatëve të tyre afganë dhe të na transferojnë në një vend të sigurt”, thotë ai.

Megjithatë 32-vjeçari nuk e fsheh frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç ai do të donte dhe anulimi i fluturimit të 30 janarit ia ka shtuar ankthet.

“Sërish m’u shfaq parasysh situata e rëndë në Afganistan. Jemi frikësuar se qeveria e SHBA na ka braktisur dhe do të na dërgojnë sërish pas”, tha ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Landfilli i Sharrës mbyll derën për ndërtuesit
Artikulli tjetër Zbulohen tarifat e çmendura të bankave shqiptare, në krahasim me bankat në Perëndim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.