Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë vera e vitit 2026 pritet të sjellë temperatura të larta dhe thatësirë. Ky fenomen, sipas ekspertëve të shëndetit publik, përbën një rrezik serioz për jetën e njerëzve dhe sistemet shëndetësore.
OBSH u ka bërë thirrje vendeve evropiane të marrin masa të forta mbrojtëse për qytetarët. Më 11 qershor, organizata do të publikojë një udhëzues të ri për përgatitjen dhe reagimin ndaj valëve të të nxehtit, duke ndihmuar shtetet të hartojnë plane konkrete për mbrojtjen e popullatës.
Temperaturat ekstreme, sipas OBSH-së, nuk janë më një dukuri e rastësishme, por pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike. Ato rrisin rrezikun për sëmundje, mbingarkesë të spitaleve dhe vdekje të parakohshme. Vetëm gjatë verës së vitit 2022, në Europë u raportuan rreth 61 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë.
Më të rrezikuarit janë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, punëtorët që punojnë jashtë dhe ata që jetojnë në kushte të vështira. Ekspertët këshillojnë shmangien e daljes në orët më të nxehta, qëndrimin në ambiente të freskëta, konsumimin e ujit dhe kujdes të veçantë për grupet më të ndjeshme.
Marrë nga The Guardian