Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë një natë më parë, duket se ka ndodhur pas një tentative për të rrëmbyer një person tjetër. Mësohet se, rreth 10 persona kanë mbërritur në lokalin e karburantit duke kërkuar një individ me të cilin kishin konflikte pronësie.
Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës, duke deklaruar se personi që ata kërkonin ishte ‘në shtëpinë e tij’ dhe nuk mund të prekej. Pas kësaj mbrojtjeje, situata ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës, duke i marrë jetën pronarit të pikës.
Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kanë braktisur aty një prej automjeteve të tyre. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e grupit të përfshirë, duke u bazuar edhe në mjetin e mbetur në vendngjarje.
Marrë nga Dosja.al