KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulohet trafik i madh droge mes shqiptarëve dhe kalabrezëve në Itali
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zbulohet trafik i madh droge mes shqiptarëve dhe kalabrezëve në Itali
AktualeAnalizeFokusSociale

Zbulohet trafik i madh droge mes shqiptarëve dhe kalabrezëve në Itali

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2025 9:10 am
224 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në qytetet Romë, Rossano, Reggio Calabria, Cisterna di Latina dhe Bovalino, Karabinierët e Grupit Hetimor të Romës, të ndihmuar nga Komandat Provinciale përkatëse, pas një hetimi kompleks kanë ekzekutuar urdhrin për masën e ndalimit, lëshuar nga Gjykata e Apelit të Romës, pas pranimit të apelimit të paraqitur nga Prokuroria Antimafia e Romës, ndaj 14 personave (nga të cilët tre janë në kërkim), të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në trafikun e drogës, transportimin e saj, kërcënim dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Vendimi i Autoritetit Gjyqësor nis nga rezultatet e një hetimi kompleks, të kryer përmes përgjimeve dhe analizave të operacionit të ekzekutuar më 18 janar 2022, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi të përfshirë në trafikun e drogës, drejtuar nga Elvis Demce, i dënuar më 18.12.2022 me 18 vite burg për veprat penale të parashikuara nga nenet 73 dhe 74 të ligjit 309/90 dhe nenet 629 dhe 424 të Kodit Penal italian (organizatë kriminale për trafik droge, kërcënim dhe zjarrvënie të qëllimshme).

Hetimi u përqendrua te anëtarët e tjerë të këtij grupi dhe te ngjarjet kriminale që nuk dolën në pah në hetimet e para. Kjo fazë ka lejuar që:

-të përcaktohen rolet dhe detyrat e secilit anëtar të grupit, nga të cilët 14 janë prekur nga masa e sotme e paraburgimit, për akuza të ndryshme si pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge, shpërndarje, shantazh dhe zjarrvënie të qëllimshme. Midis të arrestuarve ndodhen edhe persona nga Kalabria të përfshirë në trafikun e kokainës në aksin Romë Reggio Calabria, të konsideruar bashkëpunëtorë të përhershëm të Elvis Demce;

-të konfirmohen dërgesa të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, hashash dhe marijuanë në provincat e Romës dhe Latinas, të verifikuara në periudhën maj 2020 – mars 2021, në sasi prej: 338 kg kokainë, 1510 kg hashash dhe 70 kg marijuanë;

Të dokumentohen rastet e mëposhtme të kërcënimeve, për të cilat janë mbledhur prova serioze:

Ndaj tre personave për të shlyer një borxh të krijuar nga blerja e kokainës. Fillimisht dogjën një sallë bastesh në Romë që i përkiste debitorit dhe më pas e kërcënuan hapur me vdekje, duke planifikuar edhe eliminimin e tij fizik përmes përndjekjes, duke arritur kështu të përfitojnë fillimisht shumën 10 mijë euro dhe një orë luksoze, dhe më pas e detyruan të paguante edhe 70 mijë euro të tjera;

Ndaj dy personave të tjerë nga e njëjta organizatë, në bashkëpunim me grupe konkurrente, për të shlyer një borxh për blerje droge. Detyruan një blerës droge nën kërcënim me vdekje të paguante shumën prej 108 mijë euro;

Ndaj dy anëtarëve të të njëjtit grup kriminal, në bashkëpunim me persona të dënuar më parë, për të shlyer një borxh për blerje kokainë. Ushtruan shantazh ndaj një blerësi duke e detyruar, kundër vullnetit të tij, të shkonte në një pyll me pisha, ku iu drejtuan me armë zjarri në kokë, dhe u detyrua të dorëzonte shumën prej 50 mijë euro.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Mbyllja e ngushticës së Hormuzit, detyron kinezët të paguajnë një çmim të madh’
Artikulli tjetër Izraeli sulmon infrastrukturën ushtarake në Iranin perëndimor, Teherani qëllon vetëm me një raketë gjatë natës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.