KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarret në vend, situatë kritike në Shëngjin, luftë me flakët edhe në Gjirokastër e Maliq
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kryesore > Zjarret në vend, situatë kritike në Shëngjin, luftë me flakët edhe në Gjirokastër e Maliq
KryesoreSociale

Zjarret në vend, situatë kritike në Shëngjin, luftë me flakët edhe në Gjirokastër e Maliq

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2024 11:31 pm
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zjarret kanë pushtuar vendin prej disa ditësh, duke u favorizuar nga era e fortë dhe kthimi i temperaturave të larta. Situata më kritike paraqitet në Shëngjin, te Rana e Hedhun. Ndonëse është ndërhyrë me helikopter, ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë, gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit.

20 makina zjarrfikëse me personelin përkatës ndodhen në terren, ndërsa raportohet se në ndihmë kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Lezhë, Mirdita, Kamëz. Gjendja paraqitet kritike pasi nga zjarri rrezikohen shumë biznese dhe banesa, ndërsa turistët dhe banorët në atë zonë janë evakuar nga autoritetet. Gjithashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ndërkohë ekipe zjarrfikësish, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët. Me kërkesë të strukturave të rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Qarkun e Lezhës, duke thënë se pesë vatra zjarri janë aktive. Balla u shpreh se me situatën që jemi duhet një ndërhyrje nga ajri. Ai gjithashtu tha se është një operacion i vështirë, ku era favorizon flakët. Balla tha se nuk ka asnjë hotel të përfshirë nga zjarri, flakët mund të jenë afruar, por nuk kemi asnjë banesë të përfshirë nga flakët.

Vatra e zjarrit ka vijuar aktive edhe gjatë natës në Gjirokastër. Zjarrfikësit ndodhen në terren duke luftuar flakët, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe efektivë nga Tepelena dhe Përmeti. Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve, për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët. Njëri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.

Lidhur me situatën e zjarreve kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka deklaruar se mund të jetë djegur deri në 100 ha sipërfaqe toke, ndërsa tregon se në flakët e zjarrit forcat e zjarrit nuk mund të ndërhyjnë dot, por vetëm të shmangin përhapjen e tyre. Topçiu tha se shkaku dyshohet të ketë qenë shkëndija e një rrufeje pak ditë më parë, ndaj shtoi ai se nuk mund të thuhet se zjarri është i qëllimshëm. Ai ka shtuar se po presin që intensiteti i erës që po përhap flakët të ulet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Laura Fazliu, i dhuron Kosovës medalje në Lojërat Olimpike
Artikulli tjetër Trump sulmon Harris për çështjen e emigracionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin
Analize Fokus Opinion Politike Uncategorized Zhvillim 10 Prill, 2026
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Aktuale Bota Ekonomi Fokus 10 Prill, 2026
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.