KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump sulmon Harris për çështjen e emigracionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Trump sulmon Harris për çështjen e emigracionit
BotaOpinionPolitikeUncategorized

Trump sulmon Harris për çështjen e emigracionit

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2024 11:38 pm
166 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara zgjedhore, kandidati republikan për president, Donald Trump po e përqendron vëmendjen tek kundërshtarja e tij e pritshme, Nënpresidentja Kamala Harris. Korrespondentja e Zërit të Amerikës për emigracionin, Aline Barros thotë se Partia Republikane e zotit Trump po sulmon punën e zonjës Harris rreth çështjes së emigracionit, duke e quajtur atë “e ngarkuara për çështjet e kufirit.”

Kandidati republikan për president, Donald Trump po e përqendron vëmendjen tani tek Nënpresidentja Kamala Harris, kundërshtaren e tij të pritshme në garën presidenciale, duke kritikuar qëndrimet e saj rreth emigracionit.

“Ajo dëshiron që të gjithë të amnistohen. Joe Biden-i e bëri atë të ngarkuarën për çështjen e kufirit dhe që atëherë situata u përkeqësua shumë. Ishte ky momenti kur nisi pushtimi kolosal i vendit tonë nga emigrantët e jashtëligjshëm. Ajo u tha atyre, ‘ejani’, ju kujtohet?” thotë ai.

Emigracioni i jashtëligjshëm është ndër çështjet kryesore për votuesit republikanë dhe zoti Trump po përpiqet ta lidhë zonjën Harris me politikën e Presidentit Biden për emigracionin duke e quajtur “të ngarkuarën për çështjen e kufirit.”

Por analistja e emigracionit dhe politikës së kufirit pranë Qendrës Bashkë-partiake për Politika, Theresa Cardinal Brown thotë se ky pohim nuk qëndron.

“Ajo kurrë nuk është emëruar si e ngarkuara për çështjet e kufirit. Në fakt, kufiri nuk ishte aspak çështje me përparësi për të,” thotë ajo.

Në fillim të mandatit të administratës së zotit Biden, zonja Harris u ngarkua me detyrën për të reduktuar emigracionin në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me shtete e Amerikës Qendrore – Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin.

“Ajo ishte përgjegjëse për të zhvilluar strategjinë dhe për të siguruar zotimet për ndihma dhe investime në tre shtetet e Trekëndëshit Verior për të ndihmuar në reduktimin e të ashtuquajturve faktorë nxitës të emigracionit.”

Pasi Presidenti Biden kërkoi nga zonja Harris që të udhëheqë hartimin e strategjisë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe të shkurajojë emigrantët për të mos braktisur vendet e tyre, mesazhi i zonjës Harris për emigracionin u bë më i ashpër,” thotë analistja Brown.

“Dua t’ua bëj të qartë njerëzve të këtij rajoni që po mendojnë të marrin rrugën e rrezikshme drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Mos ejani. Mos ejani”, deklaroi në atë kohë zonja Harris.

Zoti Trump thotë se qëndrimet e zonjës Harris janë provë se ajo është “tejet liberale” sa i përket emigracionit.

“Kamala votoi në favor të qyteteve që strehojnë emigrantët, ku është përhapur dhuna e përgjakshme. ajo mbështeti dekriminalizimin e kalimit të kufirit dhe përkrahu një amnisti të gjerë për të gjithë emigrantët e jashtëligjshëm,” thotë zoti Trump.

Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një rezolutë që kritikon administratën e zotit Biden dhe, siç thonë ata, “të ngarkuarën për çështjet e kufirit Kamala Harris” që dështoi për të siguruar kufirin.

Ligjvënësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries thotë se republikanët po gënjejnë rreth zonjës Harris ngaqë nuk kanë plan se si t’u përgjigjen sfidave të kufirit.

“Nënpresidentja nuk ishte e ngarkuara për çështje të kufirit. Ata po trillojnë ngaqë nuk kanë një plan, vizion apo qëndrime të tyre që t’ua tregojnë amerikanëve,” thotë ai.

Avokati i emigracionit, Hector Quiroga thotë se reforma e sistemit të emigracionit është e nevojshme, pavarësisht se kush zgjidhet president.

“Kemi rreth tre milionë raste të bllokuara nëpër gjykata. Nuk ka mjaft gjykatës për çështje të emigracionit. Ka kohë që po e themi këtë gjë”, thotë zoti Quiroga.

Administrata e Presidentit Biden thotë se po shënon përparim në kufi, ndërkohë që po raporton se arrestimet për kalime të jashtëligjshme nga Meksika gjatë muajit qershor ishin në nivelin më të ulët krahasuar me muajt e tjerë gjatë tërë mandatit të tij presidencial.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zjarret në vend, situatë kritike në Shëngjin, luftë me flakët edhe në Gjirokastër e Maliq
Artikulli tjetër Ballkani “fluturon” në turin e 3-të të Conference League

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.