Atletico Madrid nuk di të ndalet. Në ditën ku e gjithë vëmendja ishte e përqendruar në Spanjë tek finalja e Superkupës së Spanjës, “Los Cholchoneros” përfitojnë duke marrë një fitore të ngushtë, por shumë të rëndësishme.
Në Wanda Metropolitano, skuadra e Atleticos fiton minimalisht 1-0 ndaj Osasunës. Një fitore që ka një shije speciale, pasi tashmë ekipi e Diego Simeones merr kreun e La Ligës.
Pjesa e parë u mbyll në ekuilibër, ndërsa dyta foli sërish për vendasit. Do të vinte minuta e 10 e pjesës së dytë teksa një nisje e shpejtë nga këndorja, Griezmann do të krosonte një top të gjatë, teksa me kokë Lenglet do të pasonte saktë për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, i cili i pa markuar brenda zonës nuk do ta kishte aspak të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, për zhbllokimin e shifrave.
Por jo vetëm kaq. Fitorja ndaj Osasunës, bën që skuadra madrilene të vendos një rekord të ri në historinë e klubit. Atletico tashmë numëron 14 fitore radhazi në të gjitha kompeticonet. 35 gola të shënuar, vetëm 8 të pësuar, Diego Pablo Simeone është rikthyer të ndërtojë një makineri perfekte. Real dhe Barça janë të paralajmëruara për vijimin e sezonit.