KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Garë interesante për golashënuesin më të mirë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Sporti > Garë interesante për golashënuesin më të mirë
Sporti

Garë interesante për golashënuesin më të mirë

Përditësimi i fundit: 12 Korrik, 2024 12:58 pm
169 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kampionati Evropian “Gjermania 2024” është në pikën kulmore, ndërsa gara për top-golashënuesin premtohet të jetë interesante.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, dhe reprezentuesi i Spanjës, Dani Olmo, janë në krye të listës së golashënuesve. Të dy i kanë nga tri gola. Kjo shifër e golave në dy raste ka mjaftuar për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i Evropianit.

Para finales që zhvillohet të dielën mes Spanjës dhe Anglisë, disa lojtarë kanë shansin të bëhen top-golashënues.

Kane dhe Olmo janë liderë, por të tjerë lojtarë po ashtu kanë mundësinë t’i kalojnë ata apo të barazohen me ta.

Afër janë Fabian Ruiz i Spanjës dhe Jude Bellingham i Anglisë, që kanë nga dy gola.

Nëse më shumë se një lojtar ka numër të njëjtë golash, atëherë fituesi përcaktohet nga numri i asistimeve. Nëse edhe në këtë statistikë ka barazim, atëherë fiton lojtari që ka luajtur më pak minuta.
Kjo do të thotë se momentalisht golashënuesi më i mirë do të ishte Dani Olmo. Ai tashmë i ka edhe dy asistime. Nëse Fabian Ruiz shënon tjetër gol, ai sërish do të mbetej prapa Olmos. Ruiz i ka dy asistime, por ka luajtur më gjatë se Olmo.

Në “Euro 2020”, golashënuesi më i mirë ishte Cristiano Ronaldo me pesë gola e një asistim. Antoine Griezmann ishte më efikasi në “Euro 2016” me gjashtë gola. Në “Euro 2012”, Fernando Torres u shpall golashënuesi më i mirë në bazë të tri kritereve. Kishte tri gola, një asistim dhe më pak minuta në fushë se kandidati tjetër.

David Silva i Spanjës i kishte katër gola në “Euro 2008”, ndërsa Milan Barosh i Çekisë ishte top-golashënues në “Euro 2004” me pesë gola.

Në këtë Evropian gara për golashënuesin më të mirë pritet të jetë interesante. Mbetet të shihet nëse Kane apo Olmo do të fitojnë, apo nëse do të dalë ndonjë lojtar tjetër nga plani i dytë. Një është e sigurt – tifozët e futbollit mund të presin finale interesante.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Botërori 2026/ Spanjë-Belgjikë, kërkojnë gjysmëfinalen, në supersfidën e Botërorit

Botërori 2026/ Franca mposht Marokun dhe shkon në gjysmëfinale

Vllaznia-Malisheva, një sfidë që hyn në histori

Brazil/ Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli

Botërori 2026/ Franca dhe Maroku përballen për një vend mes katër ekipeve më të mira

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goli 30 milionë euro në Tunelin e Llogarasë
Artikulli tjetër 10 000 të burgosur u liruan më herët, por burgjet në Britani sërish në krizë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Korrik, 2026
Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament
Analize Fokus Koment Kryesore Kulture Zhvillim 10 Korrik, 2026
Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.