KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inter-Barcelona, një përballje për të mos u humbur, në ‘San Siro’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Inter-Barcelona, një përballje për të mos u humbur, në ‘San Siro’
AktualeAnalizeSporti

Inter-Barcelona, një përballje për të mos u humbur, në ‘San Siro’

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 9:20 am
246 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë në Katalunjë, Interi dhe Barcelona do të zbresin sërish në fushë sonte, në orën 21:00, në “San Siro”, për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Në lojë është një vend për finalen e madhe të 31 majit që do të luhet në Mynih. Simone Inzaghi kërkon finalen e dytë në tri edicionet e fundit dhe do të tentojë të marrë hak për humbjen në Stamboll në 2023 kundër Manchester City-t.

Rikuperimi i Lautaro Martinez dhe forma e mirë e Thuram-it japin shpresë për zikaltrit. Nga ana tjetër, Hansi Flick ëndërron ‘Tripletën’, një sukses që Barcelona nuk e ka shijuar prej dhjetë vitesh.

Kjo ndeshje vlen sa një sezon i tërë. Interi është ende në garë për titullin në Serisë A, ndonëse me tri pikë më pak se Napoli tri javë para fundit, dhe ka dalë nga Kupa e Italisë. Kështu që Champions League është objektivi madhor për klubin milanez, që mbështetet fort në efektin “San Siro” dhe në pikat e dobëta që shfaqi Barça në sfidën e parë, veçanërisht në mbrojtje dhe te goditjet standarde. Megjithatë, mbrojtja do të përballet me sulmin eksploziv të katalanasve, ku Yamal është rreziku kryesor.

Te Barcelona, Flick synon ‘Tripletën’ e dytë në karrierë pas asaj me Bayernin në 2020. Me Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit tashmë në xhep, katalanasit janë gjithashtu +4 ndaj Real Madridit në kampionat, me El Clasico-n që ende nuk është luajtur. Një tjetër finale në Gjermani, një tjetër ‘Tripletë’ në horizont? Shpresa e tifozëve ‘blaugrana’ është që treshja Yamal–Raphinha–Ferran Torres të ndjekë gjurmët e legjendarëve Messi, Neymar dhe Suarez nga viti 2015.

Për këtë përballje të zjarrtë, të dy trajnerët kanë ruajtur titullarët në ndeshjet kundër Veronës dhe Valladolid-it. Interi rikuperon në momentet e fundit kapitenin Lautaro Martinez, ndërsa Pavard është i dëmtuar dhe zëvendësohet nga Bisseck.

Te Barcelona, mbeten jashtë Lewandowski, Baldé dhe portieri ter Stegen, me Szczesny-n që do të mbrojë portën sërish. Në mbrojtje, Flick ka dy alternativa: Martinez-Cubarsí me Eric Garcia në të majtë ose Araujo në qendër dhe spostimin e Inigo Martinez në krah.

Gjithçka është gati për një mbrëmje që pritet të jetë e zjarrtë, dramatike dhe vendimtare. Inter apo Barcelona? Finalja i pret në Mynih.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët ulin standardin e pushimeve
Artikulli tjetër Lady Gaga thyen rekord! Mbledh 2.5 milionë fansa në koncert

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.