KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kombëtarja niset drejt Çekisë. Të shtunën, ndeshja me Ukrainën, për Ligën e Kombeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Sporti > Kombëtarja niset drejt Çekisë. Të shtunën, ndeshja me Ukrainën, për Ligën e Kombeve
Sporti

Kombëtarja niset drejt Çekisë. Të shtunën, ndeshja me Ukrainën, për Ligën e Kombeve

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2024 12:32 pm
151 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përfaqësuesja shqiptare niset pasditen e sotme drejt Pragës ku është përcaktuar si fushë asnjanëse për të zhvilluar ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve e Ukrainën, vend i cili prej nisjes së luftës me Rusinë luan jashtë vendit të saj.

Kuqezinjtë në këtë start të një prej aktiviteteve të rëndësishme të futbollit të kontinentit do t’i duhet të përballet me shumë ndryshime krahasuar me kualifikueset dhe me finalet e Europianit, për shkak të mungesave dhe jo vetëm. Skuadra jonë kombëtare do të jetë pa disa prej lojtarëve të sajë kryesorë në këto dy ndeshje të para të muajit shtator, për Ligën e Kombeve.

Pa filluar grumbullimi, u dëmtua Armando Broja, i cili u zëvendësua më pas me Myrto Uzuninn, në ditën e parë të stërvitjes në Tiranë u dëmtua kapiteni Bert Gjimshiti që u rikthye tek skuadra e tij Atalanta dhe u zëvendësua me mbrojtësin e kombëtares U21, Adrian Bajrami, gjithashtu nuk do të jetë sërish Keidi Bare, mungon Ernest Muci për zgjedhje teknike, Arlind Ajeti vjen pas një dëmtimi të gjatë, ndërkohë që Enea Mihaj ka vetëm 48 orë me skuadrën, pasi mbërriti i fundit në këtë grumbullim.

Megjithatë, skuadra duket shumë e motivuar dhe paraditen e sotme a zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Tiranë përpara nisjes. Në Pragë pasditen e nesërme do të zhvillohet seanca e fundit zyrtare dhe konferenca e trajnerit e kapitenin përpara takimit. Ndërkohë të mërkurën kombëtarja ukrainase zhvilloi stërvitjen e parë me grupin e plotë në Pragë. Në kryeqytetin çek, aty edhe ku do të zhvillohet sfida e parë e vlefshme për Ligën B, të Nations League, mes Ukrainës dhe Shqipërisë, ishin për herë të parë nën urdhrat e teknikut Rebrov të gjithë lojtarët e thirrur për dy duelet e para.

Edhe skuadra ukrainase vjen me objektiva të qarta, atë për ta fituar grupin, ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë, Republika Çeke dhe Gjeorgjia.

Rebrov në prag të sfidës së parë ndaj Shqipërisë foli me superlative për kuqezinjtë: “Mendoj se Shqipëria ishte shumë e pafat në shortin e Europianit, të gjithë kundërshtarët ishin të një niveli të lartë, në të gjitha ndeshjet ata mbrojtën mirë. Por në fazën kualifikuese, ata luajtën me shumë besim, ata kanë një lojë intensive. Të gjithë lojtarët luajnë në Europë, thuajse i gjithë ekipi titullar luan në kampionatin italian.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Kompletohen sonte gjysmëfinalet e Champions League me Bayern-Real dhe Arsenal-Sporting

Dembélé bëhet “makth”-i i Liverpool-it në Champions

Barcelona nuk ia del, eliminohet nga Champions-i

Champions sonte/ Barça e Liverpool duhet të përmbysin Atletico e PSG

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA akuzon Rusinë: Ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetër Lista Serbe “në kundërsulm”: Institucionet paralele nuk shkelën ligjin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 15 Prill, 2026
Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon
Aktuale Analize Ekonomi Sociale 15 Prill, 2026
Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.