KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Peshëngritje/ Briken Calja, kampion i Europës në shtytje dhe nënkampion në dygarësh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Peshëngritje/ Briken Calja, kampion i Europës në shtytje dhe nënkampion në dygarësh
AktualeAnalizeKryesoreSporti

Peshëngritje/ Briken Calja, kampion i Europës në shtytje dhe nënkampion në dygarësh

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2026 9:32 am
24 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjeorgjia ishte skenë e famshme për peshëngritjen shqiptare edhe njëherë. Pikërisht në Batumi, ku shtatë vjet më parë Briken Calja kishte ndezur kampionatin europian, duke fituar me shkëputjen, elbasanasi u kthye në 2026 me një mision ende më të madh dhe e plotësoi me ngjyrën e arit.

Në peshën deri në 79 kg, Briken Calja u shpall kampion i Europës në stilin e shtytjes dhe nënkampion i Europës në dygarësh, duke shtuar edhe dy medalje të reja në një karrierë tashmë të pasur.

Briken Calja, i lindur më 19 shkurt 1990 në Elbasan, është sot 36 vjeç një moshë në të cilën shumica e peshëngritësve kanë hequr dorë prej kohësh nga peshat. Por peshëngritësi kuqezi ka treguar vazhdimisht se pasioni dhe disiplina ia kalojnë matematikës së viteve.

Ai ka konkurruar për Shqipërinë në tri Olimpiada, me rezultatin më të mirë vendin e katërt në Tokio 2020 me totalin 341 kg.

Karriera e tij ndërkombëtare është ngjyrë medaljesh: kampion i Europës u bë në vitin 2018 në Bukuresht, ndërsa në Kampionatin Botëror të Tashkentit 2021, Calja shkroi histori duke fituar arin në shkëputje dhe argjentin, si në shtytje ashtu edhe në dygarësh.

Në Batumi 2026, ai shtoi edhe titullin e ri europian në shtytje dhe medaljen e argjentë në dygarësh, prova se ka ende për të dhënë.

Një kapitull tjetër shkroi Erkand Qerimaj, shkodrani i lindur më 10 gusht 1988, sot 37 vjeç. Qerimaj është një nga peshëngritësit me eksperiencën më të madhe ndërkombëtare të Shqipërisë, me debutim olimpik në Pekin 2008 dhe rikthim në Tokio 2020.

Karriera e tij është e tejmbushur me medalje europiane: ai fitoi titullin europian absolute dhe arin në shtytje në kampionatin e vitit 2014 në Izrael, ndërkohë që në 2022 u shpall kampion i Europës në shkëputje, kur ngriti 150 kg duke konkurruar në kampionatin e organizuar pikërisht në Tiranë.

Por në Batumi 2026, historia qe ndryshe dhe e hidhur: Erkand Qerimaj nuk arriti të ngrejë asnjë peshë në stilin e shtytjes, duke mos plotësuar dygarëshin dhe duke mbetur jashtë renditjes finale. Ishte një mbrëmje pa medalje, pa rezultat zyrtar dhe ndoshta njëra ndër momentet më të vështira në karierën e tij.

Dy histori, dy nga sportistët më të mirë të historisë së peshëngritjes shqiptare. Të dy mbi 35 vjeç, të dy në perëndim të karrierës por ende në sallën e garës, sepse pasioni për sportin që ka sjellë aq shumë lavdi të kuqezinjve nuk shuhet lehtë.

Batumi 2026 mbetet kështu një faqe e dyzuar: argjendi e ari i Caljes bëjnë të tingëllojë himni, ndërsa heshtja e Qerimajt kujton se edhe legjendave u vijnë netët kur shportet nuk bashkëpunojnë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Regjimi iranian nuk është Irani

Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet

KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës

Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit

40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kushtetuesja: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar
Artikulli tjetër Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, finalistja e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pas skemës së mashtrimit me call center-a qëndrojnë edhe punonjës policie
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
Si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit të AKSHI?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 23 Prill, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, finalistja e parë
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
Kushtetuesja: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.