Penalltitë kanë qenë përcaktues i ndeshjes së Superkupës së Evropës ndërmjet Paris Saint-Germainit, fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Tottenhamit që triumfoi në Ligën e Evropës.
Micky van de Ven dhe Mathys Tel dështuan të realizonin për Tottenhamin, ndërsa te PSG-ja dështoi vetëm Vitinha në penalltinë e parë. Shënuan Gonçalo Ramos, Ousmane Dembele, Lee Kang-In dhe Nuno Mendes.
Dominic Solanke, Rodrigo Bentancur dhe Pedro Porro realizuan për Tottenhamin, që ishte shumë afër triumfit.
Van de Ven dhe Cristian Romero shënuan për Tottenhamin, kurse PSG-ja i barazoi shifrat me golat e minutës së 85-të dhe të 94-t.
Kang-In dhe Ramos shënuan për 2:2.
PSG-ja e fitoi Championsin pas triumfit të thellë 5:0 ndaj Interit, kurse Tottenhami e mposhti Manchester Unitedin 1:0 në finale të Ligës së Evropës.
Marrë nga Koha.net