Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) u takua këtë të enjte me La Ligën dhe Komitetin Teknik të Gjyqtarëve (CTA), takim në të cilin pati përfaqësim nga klubet e Ligës me mungesë të theksuar, atë të Real Madridit. Pavarësisht se nuk mori pjesë në këtë event, klubi bardhezi ka qenë një protagonist i madh, sidomos në aspektin negativ.
Arsyeja është se një nga pikat kryesore të ditës ishte sulmi i paprecedentë që Madridi bëri pas ndeshjes që luajti në stadiumin RCDE kundër Espanyolit. Klubi i bardhë u dëmtua rëndë nga një lëvizje specifike: ndërhyrja ndaj Mbappe nga Romero. Arbitri Muñiz Ruiz tregoi kartonin e verdhë dhe VAR nuk ndërhyri për të vlerësuar veprimin.
Pikërisht, protesta e Madridit në letrën dërguar RFEF-së dhe Këshillit Superior të Sporteve ka në fokus VAR-in, ku kërkojnë regjistrimet audio që gjyqtarët kishin në momentin e lojës. Pengesa e parë e ditës për Florentinon erdhi me refuzimin e Luis Medina Cantalejo, president i CTA, i cili shpjegoi se transmetimi i audios “nuk është përgjegjësi e tij”.
Ata kërkojnë sanksione kundër Madridit…
Gjatë gjithë takimit të mëngjesit të kësaj të enjte, klubet kanë shfaqur shqetësimin e tyre për ankesat e përsëritura të Real Madridit, duke filluar nga videot përmes televizionit të tyre zyrtar dhe duke përfunduar me letrën dërguar RFEF-së dhe CSD-së. Në tekst, Madridi e quajti mospërjashtimin e Romeros një “veprim të egër nga arbitri dhe VAR”.
Klubet kanë shpjeguar se protestat e Madridit i shohin si presion ndaj gjyqtarëve. Përveç kësaj, ata kanë kërkuar sanksione ndaj Real Madridit, kërkesë kjo që është mbështetur nga shumë përfaqësues të klubeve të pranishëm në takim.