KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Romës vendos për kthimin e emigrantëve të mbërritur, drejt Italisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata e Romës vendos për kthimin e emigrantëve të mbërritur, drejt Italisë
AktualeFokusKryesoreOpinion

Gjykata e Romës vendos për kthimin e emigrantëve të mbërritur, drejt Italisë

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2024 7:03 am
140 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Romës ka rrëzuar veprimtarinë e deri tanishme, të ardhur si rezultat nga marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se, është vendosur që 12 emigrantët e mbetur në Shqipëri, të ardhur nga grupi i parë i përbër prej 16 personash, duhet të kthehen në Itali. 12 emigrantët duhet të kthehen sa më parë në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.

Ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.

12 emigrantët e vendosur në Gjadër do të transportohen sot me një traget në Bari nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se sipas vendimit të gjyqtarëve, gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm në Itali dhe për për këtë arsye ata do të duhet të shoqërohen përsëri në vendin tonë.

Mësohet një autobus i ngjashëm me atë që u përdor për transferimin e emigrantëve nga qendra portuale e Shëngjinit në këtë lokacion, ka hyrë në qendër të Gjadrit.

Ky vendim duket se ka shkaktuar një debat të fort politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita i është drejtuar Komisionit Europian për të kërkuar ‘ndëshkim’ për Italinë.

Nga Libia, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se opozita në vendin se saj i kërkon Europës të sanksionojë kombin e saj dhe qytetarët e saj, me të vetmin synim për të sulmuar politikisht qeverinë. Kryetarja e Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, në Itali, Elly Schlein tha, se dy qendrat e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri që kushtojnë rreth 800 milionë euro, po shkaktojnë dëme financiare në arkën e shtetit. Ajo mohoi gjithashtu pretendimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, se skema e emigrantëve Itali-Shqipëri mund të rezultojë të jetë një model që të tjerët ta imitojnë.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi u zotua se do të vazhdojnë me qendrat italiane në Shqipëri të përpunimit të kërkesave të emigrantëve për azil, pavarësisht një vendimi të gjykatës së Romës që anulon qëndrimin në Gjadër të 12 emigrantëve. Piantedosi tha se skema do të përmbushë parashikimin europian.

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të mbledhë të hënën qeverinë në lidhje me vendimin që u mor sot nga Gjykata e Romës për dërgimin e emigrantëve nga Gjadri në Itali. Meloni duke folur nga Libia, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në kuadër të konfliktit, e cilësoi vendimin e gjykatës si paragjykues dhe u shpreh se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati projektligji, kufiri i sigurimit të depozitave rritet në 6 milionë lekë

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat

Kodi Doganor ndryshon, lehtësohen sanksionet për bizneset

Rama censuron takimin dhe trasmeton fjalimin e tij në Michigan

Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Meloni u tregon krerëve të BE-së për paktin me Shqipërinë për emigrantët
Artikulli tjetër Mali i Zi merr sërish kinezët për autostradën?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, i sekuestrohen telefonin, PC dhe disa USB
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Pezullohet nga detyra dhe firmoset ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 22 Shtator, 2026
Protesta në ditën e 114-të/ Thirrje për grumbullim para Kuvendit, për anullimin e Paketës së Maleve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.