KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Denoncim, Plarent Ndreca ka fshehur pasurinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Denoncim, Plarent Ndreca ka fshehur pasurinë
AktualeFokusKomentKorrupsion

Denoncim, Plarent Ndreca ka fshehur pasurinë

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2024 1:04 pm
238 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

PD ka publikuar dokumenta që tregojnë se deputeti socialist Plarent Ndreca se ka fshehur pasurinë duke mos deklaruar aksionet e zotëruara në një kompani private.

Në një deklaratë për mediat, ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi se SPAK duhet t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe të mandatit për Plarent Ndrecën.

Nga selia blu, Këlliçi ka sfiduar Plarent Ndrecën duke i drejtuar një pyetje publike; çfarë të kujton prona me numër pasurie 523 e ndodhur në Jalë Vlorë?

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Siç ju bëmë me dije pak ditë më parë, Partia Demokratike do të bënte publike fakte të rënda penale në lidhje me ushtarin e mirë Plarent Ndreca.

Si pjesë e Trupës së Lartë Drejtuese e Shtetit Shqiptar që nga viti 2013, Plarent Ndreca ka detyrimin ligjor që të kryejë deklarimin periodik të pasurisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ILDKPKI.

Në mars të vitit 2016, Plarent Ndreca themelon kompaninë Domus Nostra, në bashkëpronësi me një shtetas tjetër, kompani në të cilën zotëronte 49% të aksioneve. Objekti i aktivitetit të kësaj kompanie, ndër të tjera ishte edhe ofrimi i shërbimeve për administratorët e bashkëpronësisë.

E thënë më thjeshtë për qytetarët, kjo kompani do të bënte menaxhimin dhe trajnimin e administratorëve të pallateve, thënë ndryshe patronazhistëve të pallateve.

Pikërisht kur kreu i 5D Erion Veliaj nisi të projektonte dhe promovonte idenë e nevojës për administrimin e pallateve, çuditërisht krijohet edhe kompania Domus Nostra, e cila në kulmin e kësaj fushate sensibilizuese për këtë nevojë, liçensohet me vetë firmën e kreut të 5D Erion Veliaj.

Deri këtu thjesht mund të lindë dyshimi për favorizim të këtij subjekti, i cili nuk deklaroi kurrë bilancet në QKB dhe në prill të vitit 2019 pezullon aktivitetin.

Por Grupi i Ekspertëve pranë PD ka investiguar edhe më tej. Sipas deklaratave të pasurisë të subjektit Plarent Ndreca, të cilat janë publike dhe mund ti aksesojë kushdo në faqen Open Spending Albania, në deklaratën e pasurisë të vitit 2016, Plarent Ndreca nuk deklaron aksionet e zotëruara në këtë kompani.

E njëjta situatë ndodh edhe për deklaratat e pasurisë të vitit 2017 dhe vitit 2018.

Situate ndryshon në deklaratën e pasurisë para fillimit të detyrës së re, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në vitin 2019, ku Plarent Ndreca sipas dokumentit në ekran, i deklaron aksionet e kompanisë Domus Nostra duke sqaruar se tashmë subjekti ka pezulluar aktivitetin.

Fshehja e pasurisë është shkelje flagrante e ligjit. Fshehja e pasurisë është vepër penale, për të cilën sot dhe jo nesër, kolegët e Erionit në SPAK, duhet të tërheqin urgjentisht deklaratat e pasurisë së subjektit Plarent Ndreca në ILDKPKI.

SPAK duhet të administrojë dokumentacionin e dorëzuar për regjistrimin e subjektit Domus Nostra pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe pa vonuar të dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për heqjen e imunitetit dhe mandatit të ushtarit të mirë Plarent Ndreca.

Në përfundim të kësaj deklarate, kam një pyetje publike për Plarent Ndrecën. Cfarë të kujton prona me numër pasurie 523 e ndodhur në Jalë Vlorë?

I bëj një thirrje publike sërish kolegëve të Erionit në SPAK, që përtej poshtërimit dhe diskretitimit publik që u ka bërë kreu i 5D, të gjejnë kurajon për të zbatuar ligjin duke çuar para drejtësisë cilindo zyrtar, me apo pa imunitet politik, i cili ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me pushtetin.

Koha e përdorimit të drejtësisë si armë kundër opozitës duhet të marrë fund!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fushatë në dëshpërim: Si po e humb vrullin Kamala Harris
Artikulli tjetër Detaje nga arrestimi i Ilir Metës, Agjentet e BKH-së e nxjerrin zvarrë nga makina

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.