Valencia del në rrugë kundër Peter Lim. Mijëra tifozë të kësaj skuadre kundërshtuan ashpër mbrëmë kreun e klubit, përpara ndeshjes së humbur 2-1 në shtëpi ndaj Las Palmas, në raundin e dhjetë të La Ligas.
Në Avenida de Suecia, rruga që të çon drejt e në Mestalla, rreth 2,000 tifozë të Valencias shfaqën pankarta dhe kënduan këngë ndaj sipërmarrësit nga Singapori, të cilin e akuzojnë drejtimin e keq të një prej skuadrave më të lavdishme dhe më të njohura në Spanjë.